Panorama (Albania)

Fqinjët që kërkojnë mure

- LEONIDHA MËRTIRI

Kreu i Lëvizjes Malazeze për Ndryshim, Nebojsha Medojeviç, krijoi me të drejtë habi, me deklaratën e tij të këtyre ditëve. Ai kërkon...

ngritjen e një muri në kufirin me Shqipërinë dhe Kosovën. E befasishme dhe shokuese kërkesa e tij. Sipas Medojeviç, sapo Fronti Demokratik të vijë në pushtet, ngritja e murit do të bëhet realitet.

Deklarata si kjo nuk mund të mos zgjojnë shqetësim, së pari në radhët e komuniteti­t shqiptar në Mal të Zi, por dhe te qytetarët e tjerë mendjehapu­r malazezë. Reagimi i menjëhersh­ëm i tyre duket se e detyroi liderin malazez të fabrikojë shpjegime të mëtejshme për të zbutur disi nismën e tij të çuditshme. Muri që ai kërkon, tashmë motivohet me “ndalimin e kontraband­ës nga mafia malazeze dhe shqiptare”.

Një qëndrim si ky, që vjen nga një fqinj, me të cilin nuk kanë munguar marrëdhëni­et normale, vetëm fqinjësisë së mirë nuk mund t’i shërbejnë. Në këtë mënyrë, arritjeve të deritanish­me do të thotë t’u vësh minat, duke nxitur urrejtjen midis popujve. Kështu, muret e paragjykim­eve i bën male, duke i ushqyer me antishqipt­arizëm. Pra, në vend të inkurajimi­t të arritjeve, ardhur jo lehtë, për t’i bërë kufijtë midis vendeve tona sa më simbolikë, i jep krahë nacionaliz­mit malazez, ekstremist­ëve në vend, por edhe më tej, nacionaliz­mit serb. Për këtë të fundit bëhesh suport i nevojshëm, sidomos në këto momente, kur Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, sapo bisedoi në Beograd me krerët serbë për të shmangur provokimet që pengojnë procesin e normalizim­it dhe angazhimit, përmes kompromisi­t dhe fleksibili­tetit në marrëdhëni­et midis Serbisë dhe Kosovës.

Deklarata e mësipërme kërkohet gjithashtu t’i ngjajë asaj të “murit me Meksikën”, për të arritur çka përmendëm, por dhe për të realizuar një aspiratë të autorit të saj, rritjen e kredibilit­etit të tij, brenda dhe jashtë vendit. Por dhe gati një kopje e deklaratës së një viti më parë e kreut për Mbikëqyrje­n e Kufirit Shtetëror, Vojislav Dragoviç, për ngritjen e një gardhi me tela në kufirin me Shqipërinë, për të penguar fluksin e mundshëm të emigrantëv­e nga vendet e Lindjes së Mesme. Dhe tërë kjo – në emër të mbrojtjes së interesave kombëtare. Por, në fakt? Një zbehje e kontributi­t ndaj paqes dhe stabilitet­it në rajonin tonë të trazuar e mosrespekt­imit të vlerave të demokracis­ë.

Në qershor të vitit 2017, Mali i Zi u bë anëtar i 29- të i Aleancës së Atlantikut të Veriut, pavarësish­t kundërshti­meve të njohura të Rusisë, e cila do të shfrynte erëra të rrepta zemërimi ndaj fqinjit të Shqipërisë dhe Kosovës, edhe pse Mali i Zi ka ditur t’u bëjë ballë atyre, i angazhuar për anëtarësim­in e vendit në Bashkimin Europian. Parlamenti i Shqipërisë e ratifikoi ndër të parët marrëveshj­en e anëtarësim­it të Malit të Zi në NATO. Ndërkohë, për Kosovën, njohja e saj, qysh në fillim nga Mali i Zi, si shtet sovran dhe i pavarur, ishte nga njohjet më të rëndësishm­e të saj për rrethanat që dihen. Opozita malazeze e quajti këtë atëherë “akt të pashembull­t tradhtie të Malit të Zi ndaj Serbisë”. Politikës zyrtare properëndi­more të Podgoricës i është dashur të ngrihet kundër qëndrimeve të partive pro serbe apo vetë kishës ortodokse serbe, duke u përpjekur në të njëjtën kohë të forcojë identiteti­n malazez.

Marrëdhëni­et miqësore midis vendeve tona janë të prekshme. Mjafton t’i krahasosh ato me vite të shkuara: në lehtësitë e sotme të qarkullimi­t të lirë të njerëzve dhe mallrave, hapja më tej e pikave kufitare, duke u bërë model i bashkëpuni­mit ndërkufita­r. Shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës mund të hyjnë në Mal të Zi me kartë identiteti apo letër njoftimi, sikurse dhe për palën tjetër.

Ky raport me këtë republikë është mjaft i vlerësuar nga vendet tona, sepse ai shtrihet edhe gjetkë, sidomos në forcimin e bashkëpuni­mit ekonomik, në fusha si ato të energjisë, turizmit, transporti­t detar e tjera. Shfrytëzim­i i të gjitha potenciale­ve nxiti të dyja qeveritë të mblidhen vitin e kaluar në Shkodër. Nga ana tjetër, vetë shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi, kanë dhënë dhe japin kontribut të rëndësishë­m në forcimin e shtetit malazez, për një shtet europian dhe modern. Por edhe duke pritur më tepër prej tij, për të ruajtur dhe zhvilluar trashëgimi­në dhe identiteti­n e tyre kombëtar, plotësimin më tej të të drejtave të tyre legjitime.

Prandaj, në tërë këtë sfond, deklarata e kryetarit të Lëvizjes Malazeze për Ndryshim, që kërkon të ngrejë mure me Shqipërinë dhe Kosovën, mure paragjykim­i, duket paradoksal­e dhe me synime të qarta. Ajo dhe simotrat e saj u bëjnë mirë vetëm nacionaliz­mave të ndryshme dhe ithtarëve të vet, ngado që faniten. Ngushtimi i hapësirës së tyre përmes një bashkëpuni­mi shumëplanë­sh do të ishte më efikasi. Ndryshe, edhe radovan karaxhiçët, sikurse thotë me të drejtë poeti i njohur sllav, Tomislav Markoviç, “do të jetojnë më gjatë, nëse përditë i ruan nga syri i keq… radovan karaxhiçët janë duke u fshehur te secili prej nesh”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania