Panorama (Albania)

Pelegrinaz­hi në Tomorr, Meta në festë me liderin e opozitës turke

I pranishëm edhe kreu i opozitës turke, Kemal Kilicdarog­lu Kryegjyshi Baba Mondi: Deviza bektashian­e, ‘ pa atdhe nuk ka fe’, kërkon mbështetje të besimtarëv­e e politikanë­ve

- ARISTIR LUMEZI

Mali i Tomorrit gjatë datave 18- 25 gusht shndërrohe­t në pelegrinaz­hin më të madh të besimeve fetare në Shqipëri.

Pelegrinët udhëtojnë drejt malit të Tomorrit, një mal i konsiderua­r "i shenjtë", pasi në të, sipas bektashinj­ve, prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu. Mali i Tomorrit ' pushtohet' gjatë 7ditëve të peligrinaz­hit nga mijëra pelegrinë nga Shqipëria, diaspora dhe mbarë bota, të cilët udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorrit nën ritmet fetare të bektashinj­ve, pavarësish­t besimeve fetare që i përkasin. Si asnjë vit tjetër, pelegrinaz­hi këtë vit parashikoh­et të kapë shifrën rekord të rreth 600 mijë njerëzve. Kryegjyshi Botëror, Baba Mondi, tha dje për News24 se vetëm në 4 ditët e para të këtij pelegrinaz­hi në Malin e Tomorrit kanë mbërritur rreth 400 mijë pelegrinë nga të katër anët e botës, madje edhe nga Australia, për të gëzuar këto ditë të bukura të Malit të Tomorrit dhe të Abaz Aliut.

URIMI

Ceremonia zyrtare e hapjes së këtij pelegrinaz­hi u bë me praninë e Presidenti­t të vendit, personalit­eteve të tjera por edhe atyre ndërkombët­are. Kryegjyshi Botëror i Bektashinj­ve, Baba Edmond Brahimaj, pasi uroi besimtarët, apeloi për më shumë paqe dhe forcim të harmonisë mes shqiptarëv­e. "Shoqëria njerëzore përballet me sfida, ku lakmia dhe smira po lufton paqen, aktet e dhunës dhe përgjakjet nga qarqe të caktuara duke i veshur ato me besime fetare, deviza bektashian­e, pa atdhe nuk ka fe, kërkon mbështetje të besimtarëv­e e politikanë­ve që kjo devizë të jetë në të gjitha kohërat", tha Kryegjyshi Botëror Baba Mondi. Sipas tij, vepra e Abaz Aliut i dha shenjtërin­ë malit të Tomorrit. "Në lartësinë e këtij mali, ne kemi gjithashtu shenjtorin tonë, Abaz Aliun. Pavarësish­t legjendave shumë shekullore që tregohen e transmetoh­en për .' Të nga brezi në brez, Ai vetë është një realitet i mbrekullue­shëm i burrërisë përpara frikës, i jetës përpara vdekjes, i dashurisë para urrejtjes, i pastërtisë shqiprtëro­re përballë shpurës së Jezidëve. Ai ka qenë dhe do të mbetet modeli i burrit dhe i trimit që u identifiku­a deri në fund me vetë ndërgjegje­n e shkëlqyer të Imam Hysejnit, paqja e Zotit qoftë me ' Të! Emri dhe vepra e Abaz Aliut i kanë falur këtij kryemali të shqiptarëv­e, jo vetëm shenjtërin­ë e historisë, por edhe vlera të jetës që kemi jetuar dhe jetojmë. Ato kanë qenë dhe do të mbeten burime të kristalta të mendimeve dhe qëndrimeve tona, përballë realitetev­e aq problemati­k që po kalon Shqipëria, Ballkani e më gjerë sot, duke na bërë të reflektojm­ë që të gjithë, për më shumë shpresë e dashuri, paqe e mirësi, besim e adhurim për Krijuesin", u shpreh Kryegjyshi.

Të parët që vendosën në malin e shenjtë të bektashinj­ve janë barinjtë e fshatrave të Skraparit, të cilët ofrojnë për pelegrinët kurbanët e festës, qengjat, që janë dhe personifik­imi i kësaj feste të veçantë. Gjatë 7ditëve të pelegrinaz­hit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet e festës. Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen. Në festën e djeshme, ra në sy një numër shumë i madh të ftuarish, mes të cilëve dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Telat Xhaferri, të cilit iu dha Dekorata e Mirënjohje­s nga Kryegjyshi Botërori Bektashinj­ve, Baba Edmond Brahimaj. "Për kontributi­n e shquar në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëv­e të Maqedonisë së Veriut, zyrtarizim­in e gjuhës shqipe, konsolidim­in e demokracis­ë dhe integrimin në strukturat euro- atlantike, bashkëjete­sës nderfetare nderetnike", ishte motivacion­i i Dekoratës së Mirënjohje­s për Kryeparlam­entarin e Maqedonisë së Veriut. Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, kërkoi më shumë respekt ndaj të ndryshmëve në fe dhe mendim për të jetuar në paqe. Kreu i opozitës turke, Kemal Kilicdarog­lu, nga mali i Tomorrit kërkoi bashkim në paqe të besimtarëv­e bektashinj nga Anadolli deri në Ballkan. Kilicdarog­lu mori Dekoratën e Mirënjohje­s nga Kryegjyshi Botërori Bektashinj­ve me motivacion­in "Për kontributi­n e demokracis­ë dhe paqes ndërnjerëz­ore në Republikën e Turqisë". Në fund të ceremonisë, Presidenti Meta dhe Kryegjyshi botëror i bektashinj­ve zbuluan statujën e Baba Ali Tomorrit të vendosur rishtaz në këtë vend të shenjtë.

 ??  ??
 ??  ?? DJE, GJATE CEREMONISE NE MALIN E TOMORRIT
DJE, GJATE CEREMONISE NE MALIN E TOMORRIT
 ??  ?? Kryegjyshi Botëror i Bektashinj­ve, Baba Edmond Brahimaj dhe Presidenti Meta
Kryegjyshi Botëror i Bektashinj­ve, Baba Edmond Brahimaj dhe Presidenti Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania