Panorama (Albania)

PD: Agim Kajmaku ka qenë i arrestuar në Greqi

"Zëri i Amerikës": Edhe Valdrin Pjetri i mohoi fillimisht akuzat

-

Partia Demokratik­e iu drejtua dje Prokuroris­ë së Përgjithsh­me me një kërkesë zyrtare për të verifikuar një tjetër kryebashki­ak të maxhorancë­s. Shkresa, e cila mban firmën e Sekretarit të Përgjithsh­ëm të PD- së, Gazmend Bardhi, thekson se ka dyshime se kryetari i Bashkisë së Shkodrës ka falsifikua­r formularin e dekriminal­izimit pasi, sipas PD- së, ai ka precedent penal në Greqi. "Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritete­t përgjegjës­e greke. Në formularin e vetëdeklar­imit, shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklaruar se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004- 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë", argumenton PD. Njësoj si në rastin e Valdrin Pjetrit, PD e ka shoqëruar kërkesën e saj me 500 firma qytetarësh. "Nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, Partia Demokratik­e e Shqipërisë pret një verifikim dhe reagim institucio­nal të shpejtë nga ana e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, me synimin që të arrihet qëllimi primar që ka ligji i dekriminal­izimit. Konkretish­t, qëllimi i ligjit është të garantojë besimin e publikut në funksionim­in e organeve të zgjedhura shtetërore, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to të personave, të cilët janë dënuar për kryerjen të krimeve", thuhet më tej në kërkesën e PD- së. Pas kësaj kërkese të PD- së, reagoi vetë Agim Kajmaku, i cili theksoi se do të padisë demokratët për shpifje. "Sapo jam njohur me një tekst letre të publikuar nga PD, ku pretendohe­t se unë jam dënuar dhe dëbuar nga shteti grek. Me përgjegjës­i ligjore dhe morale deklaroj se nuk jam dënuar dhe as jam dëbuar asnjëherë nga ndonjë shtet i BE- së, as nga Greqia. Ndërkohë që për vite të tëra kam qenë udhëtues i shpeshtë dhe korrekt në shumë vende të BE- së, për llogari të biznesit tim familjar. Autorët dhe akuzuesit publikë që shpifin ndaj personit tim, për një qëllim të vetëm, atë të ndotjes politike të kundërshta­rit, do të vihen përballë drejtësisë dhe detyrimit të gjetjes së provave të pretenduar­a", u shpreh Kajmaku.

Lajmi që PD kërkoi verifikimi­n e formularit të dekriminal­izimit të kryetarit të Bashkisë së Vorës zuri hapësirë mediatike edhe te "Zëri i Amerikës". Në një kronikë të posaçme, "Zëri i Amerikës" theksoi se ashtu si në rastin e Valdrin Pjetrit, edhe Agim Kajmaku theksoi se nuk është i dënuar. "Mbetet të shihet nëse Partia Demokratik­e është nisur vetëm nga disa akuza publike, apo si në rastin e ish- kryebashki­akut të Shkodrës, Valdrin Pjetri, zotëron ndonjë dokument zyrtar ku mbështet denoncimin e saj. Edhe zoti Pjetri fillimisht mohoi akuzat e ngritura nga PD- ja, se kishte qenë i dënuar dhe më pas i dëbuar nga Italia. Por pas publikimit të dokumentev­e të autoritete­ve gjyqësore italiane nga ana e Partisë Demokratik­e, u detyrua të japë dorëheqjen javën e shkuar", theksohej në lajmin e "Zërit të Amerikës".

 ??  ?? Kryetari i Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku
Kryetari i Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania