Panorama (Albania)

Burg për drejtoresh­ën e Fondit “Besa”, avokati: Veprimet e saj, të pakuptimta

Gjykata caktoi arrest në burg për Albana Imamin dhe 3 të tjerë Sekserja në Gjykatë: Më kanë mashtruar, unë kam futur edhe fëmijët e mi në këtë punë dhe merrja 20 mijë lekë të vjetër

- BLEONA METUSHI

Duke pranuar skemën e kredive fiktive, por pa pranuar përfitimin e vlerave monetare prej tyre, 6 të arrestuari­t nga Policia janë përballur dje me akuzat në Gjykatën e Tiranës.

Kjo e fundit la në burg katër nga të arrestuari­t, duke lehtësuar masën për dy të tjerë. Konkretish­t, në burg deri në fund të hetimeve do të rrinë, drejtoresh­a e filialit të Fondit “Besa”, Albana Imami, oficeret e kredisë, Blerta Kanani, Mihal Hanxhari, dhe sekseria Orkida Drizi. Ndërsa për shkak të rrethanave të familjes dhe shëndetëso­re, u caktua “Arrest në shtëpi” për Matilda Domin dhe Esmeralda Vason. Seanca, e cila zgjati rreth dy orë, u zhvillua mes debatit, ku nuk munguan as lotët nga të arrestuara­t dhe të dyshuara se kanë konsumuar veprat penale “Skemat mashtruese dhe piramidale” dhe “Vjedhja duke shpërdorua­r detyrën”. Teksa shpjegoi rrethanat në të cilat kanë ndodhur veprimi i të dyshuarve, prokurori Kolë Hysenaj, i tha gjykatës se e dyshuara Albana Imami në këtë aktivitet të kundërligj­shëm ka pasur rolin kryesor dhe ka bashkëpunu­ar me punonjësit e saj.

Prokuroria e akuzon për rekrutimin e njerëzve në punë, duke krijuar klientë fiktivë dhe përpiluar dokumente fiktive e ka ushtruar influencën e saj te vartësit për të pranuar praktikat fiktive. Në fund, Hysenaj kërkoi lënien në burg të 5 prej të arrestuarv­e dhe caktimin e një mase më të butë për një prej të dyshuarave, për shkak se është nënë e një foshnjë.

SEANCA Avokati i së dyshuarës Albana Imami, Pjerin Deda: Shumat që ka marrë nga dhënia e kredive fiktive, i ka derdhur sërish në fondin “Besa”. Veprimet e saj janë të pakuptimta dhe i ka kryer në gjendje deliri. Imami e ka denoncuar vetë tek eprorët e saj këtë praktikë. Në lidhje me kërkesën për masë sigurie, kërkojmë një masë më të butë, atë të “Arrestit në shtëpi”.

Albana Imami: Nuk kam qenë koshiente për çfarë kam bërë, jam dakord me avokatin për pjesën tjetër

Avokatja e së dyshuarës Blertina Kanani, Andia Dragoi: Masa e kërkuar nga prokurori është shumë e ashpër. E mbrojtura prej meje ka rrezikshmë­ri të ulët, duhet të caktohet një masë më e butë. Ne ofrojmë edhe një garanci pasurore. Kanani është edhe sëmurë, gjatë vizitave i është konstatuar edhe një masë tumorale dhe duhet të jetë nën kujdes mjekësor.

Avokatja e së dyshuarës Matilda Domi, Violeta Pustina: Duke qenë se kam qenë që në momentin që oficerët e Policisë gjyqësore kanë kryer veprime në banesën e Domit, them me bindje se arrestimi duhet të konsideroh­et i paligjshëm. Masa e dënimit që parashikoh­et për veprat penale që akuzohet e mbrojtura prej meje nuk parashikon arrest në flagrancë. Shtatë ditë para se të kryhej arrestimi, Matilda Domi ka dhënë shpjegime dhe nuk është larguar. Kjo nuk është lojë e Matildës, janë lojëra të të tjerëve më lart. Për shkak se Matilda ka kryer një operacion të rëndë dhe ka hekur në këmbë, ne kërkojmë një masë më të butë.

I dyshuari Mihal Hanxhari: Para tre muajsh kam dhënë dorëheqjen nga detyra që kam pasur, pikërisht për këtë punë. Unë nuk kam lidhje me këtë dhe e gjej veten kot këtu.

Avokati i së dyshuarës Orkide Driza, Enea Cenko: Orkide Driza nuk është person me rrezikshmë­ri të lartë, është me tetë klasë shkollë dhe nuk e dinte që po kryente vepër penale. Ajo është e vetmja që ka bashkëpunu­ar dhe do të bashkëpuno­jë me prokurorin­ë për zbardhjen e të vërtetës. Ne kërkojmë një masë më të butë, atë të detyrimit për t’u paraqitur.

Orkide Driza: Mua më kanë mashtruar, nuk i dal dot fëmijëve të mi para. Kam futur edhe fëmijët e mi në këtë punë, merrja 20 mijë lekë të vjetra. Do të jem e gatshme të bashkëpuno­j deri në fund. Më kanë thënë që t’i çoja dhe kam çuar edhe fëmijët e mi.

 ??  ?? Drejtoresh­a e filalit të Fondit “Besa”, Albana Imami
Drejtoresh­a e filalit të Fondit “Besa”, Albana Imami
 ??  ?? Orkida Driza, një nga të arrestuari­t
Orkida Driza, një nga të arrestuari­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania