I gjenden 3.5 kg kokainë e 30 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

ITALI - Një 28- vjeçar shqiptar nga Kavaja ka rënë në prangat e Policisë italiane, pasi iu gjetën 3.5 kilogramë kokainë në shtëpi dhe 30 mijë euro, të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Ai konsideroh­et si furnizuesi i një prej kanaleve më të mëdha të shitjes me shumicë të kokainës për krahinën e Reggio Emilia. Elton Barameta, pa precedentë të mëparshëm dhe me leje qëndrimi të vlefshme, banor në Bergamo, përfundoi në pranga në Piacenza ku Policia arriti tek ai pas hetimeve të gjata. Në apartament­in ku ai jetonte, policët gjetën 3.5 kg kokainë dhe 30 400 euro të fshehura poshtë krevatit. Sipas mediave italiane, që i referohen burimeve të Policisë, tregtia me shumicë e drogës që iu sekuestrua­r të riut shqiptar, ka një vlerë të vlerësuar afro 150 mijë euro, rreth 3 herë më shumë se çmimi i shitjes me pakicë. Për më tepër, sistemi me të cilin transporto­hej droga me makinën e të arrestuari­t, një automjet tip "Golf", ishte bërë një vend i posaçëm, mjaft i sofistikua­r për të fshehur drogën. Në kutinë e ajrimit të makinës, ndodhej vendi sekret ku mbahej kokaina. E vetmja "procedurë" për të hyrë në të, ishte hapja e ndarjes së dorezës nga ku qarkullon ajri. "Arrestimi, sipas hetuesve, konfirmon se krimi shqiptar ka një rol shumë të rëndësishë­m në trafikun e drogës në nivelin më të lartë për krahinën e Reggio, Emilia- s dhe mbase edhe Italisë Veriore. Barameta, tani në burg në Piacenza, konsideroh­et si hallka e parë e zinxhirit të furnizimit me drogë, një ' korrier me shumicë', që merrte drogë nga jashtë ( mbase nga Spanja apo Holanda, ku ka komunitete të forta shqiptare). Marijuana vjen nga Shqipëria siç dëshmohet nga arrestimi, disa kohë më parë i një tjetër të riu në Reggio Emilia me 130 kilogramë", shkruanin dje mediat italiane.

Kokaina e sekuestrua­r në Itali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.