Panorama (Albania)

Filmat shqiptarë pushtojnë “Zemrën e Sarajevës”, në garë për çmimet e mëdha

"Open Door" i Florenc Papas konkurron në kategorinë e filmit artistik me metrazh të gjatë, "The Van" në atë të shkurtër

-

Filmat shqiptarë pushtojnë "Zemrën e Sarajevës". Filma me metrazh të gjatë, të shkurtër, dokumentar­ë apo në proces po prezantohe­n gjatë ditëve të festivalit.

"Filmi ' Derë e hapur' me regji nga Florenc Papas është shfaqur mbrëmë si pjesë e garës së Festivalit të Filmit në Sarajevë, që këtë vit zhvillon edicionin e 25- të. "Open door" ( Derë e hapur) konkurron për çmimet e mëdha të festivalit, mes 9 filmash artistikë të metrazhit të gjatë. Interpreto­jnë në të aktorët Luli Bitri, Jonida Voksi, Gulielm Radoja, Sotiraq Bratko etj. Filmi rrëfen historinë e dy motrave që do të ndërmarrin një rrugëtim, duke u ballafaqua­r hera- herës me forcën e sistemit tradiciona­l- patriarkal. Personazhi kryesor është Elma, që është një vajzë e re shqiptare, e cila jeton ilegalisht në Itali. Ajo është shtatzënë dhe babai i fëmijës tashmë është në burg. Pas depërtimit nga Policia italiane, duke mos ditur kujt t'i drejtohet për ndihmë, ajo vendos të kthehet te motra e saj e madhe, Rudina.

Të dyja motrat do të nisin një rrugë të gjatë me veturë drejt shtëpisë së babait të tyre, i cili nuk do ta kuptonte dot kurrë pozicionin e Elmës, shtatzënë dhe me një partner në qeli.

Mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematogr­afisë, me producent Eno Milkanin, "Derë e hapur" është bashkëprod­him midis Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe Maqedonisë. Edicioni i këtij viti i "Sarajevo Film Festival" po zhvillohet nga data 16 deri më 23 gusht.

Në këtë edicion, në garën për filmin e shkurtër më të mirë konkurron edhe "The Van" me regji të Erenik Beqirit. Ky film shkon në Sarajevë pas konkurrimi­t në garën zyrtare në Festivalin e Kanës dhe një çmim si filmi më i mirë i shkurtër në "Molise Cinema Film Festival".

Të tjerë shqiptarë marrin pjesë në të tjera kategori. Nga Shqipëria, Romina Ruda ishte pjesë e Talent Campus, ndërsa Gent Koçi dhe Blerina Hankollari ishin pjesë e Work in Progress në Cinelink. Nga Kosova, Blerta Zeqiri merr pjesë në Cinelink Drama Series, Bekim Guri merr pjesë me dokumentar­in e tij "Rutinë" dhe Sajmir Karahoda me dokumentar­in e tij "Në Mes". Ndërsa Alban Ukaj përfaqëson Bosnjën me filmin e tij të shkurtër, "The pit".

 ??  ?? Posteri i filmit “Open Door”
Posteri i filmit “Open Door”
 ??  ??
 ??  ?? Stafi i filmit “Open Door” në Sarajevë
Stafi i filmit “Open Door” në Sarajevë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania