Panorama (Albania)

Ndahet nga jeta Shpëtim Zani, Coli i vogël i “Debatikut”

-

Shpëtim Zani luajti vetëm një rol në jetë, por kaq i mjaftoi për t'u bërë aktori i zemrës së shqiptarëv­e. Buzëqeshja e madhe e Colit, që mbushte thasët me breshka, që t'ua çonte fashistëve, dhe vrasja e tij tragjike, janë ngulitur në memorien e admiruesve të filmave shqiptarë. Janë të shumtë ata që kanë lotuar teksa karroca e Lymit bartte trupin e pajetë të djaloshit. U desh vetëm ky rol në filmin "Debatik", që ai të mbetej i paharruar. Ditën e djeshme u nda nga jeta në moshën 75- vjeçare, Shpëtim Zani. Ai erdhi si një meteor në botën e filmit shqiptar, i përzgjedhu­r nga regjisori Hysen Hakani, i cili i besoi atij rolin kryesor në filmin "Debatik", të realizuar në vitin 1961, e ku ai interpreto­i mes emrave të mëdhenj të kinemasë shqiptare si Sulejman Pitarka, Sandër Prosi, Besim Levonja, Gjon Karma, Loro Kovaçi, por edhe një grup të rinjsh e adoleshent­ësh si ai, që e ndoqën më tej rrugën e aktrimit si Roland Trebicka, Mario Ashiku etj. Roli i Colit, i djaloshit të varfër të rrugëve, ishte i vetmi në karrierën e shkurtër artistike të Shpëtim Zanit. Ai nuk u mor më me filmin, pavarësish­t suksesit që pati roli i tij. Ai vijoi një drejtim tjetër në jetë, por përgjatë gjithë viteve të mëpasshme do ta ndiqte hija e Colit. "Shpëtim Zanit iu desh vetëm një rol që të hynte në historinë e kinematogr­afisë shqiptare. Ai u nda nga jeta heshtur, por duke lënë pas një portret të pazëvendës­ueshëm, atë të Colit, në filmin "Debatik". Lamtumirë djaloshi i përjetshëm!", shkruan ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në faqen e saj në "Facebook", duke ngushëllua­r të afërmit e aktorit.

 ??  ?? Shpëtim Zani, në rolin e Colit në filmin “Debatik”
Shpëtim Zani, në rolin e Colit në filmin “Debatik”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania