Panorama (Albania)

Duro: Dua titullin, e befasojmë Partizanin

-

Franko Lerda me Partizanin kërkon ta nisë mbarë kampionati­n, edhe pse e ka të qartë se ndaj Kukësit do të jetë një tjetër ndeshje.

Në daljen e djeshme për shtyp para mediave, italiani pohoi se është i fokusuar vetëm te përballja me verilindor­ët, të cilët i vlerëson në maksimum.

Pas ndeshjes së Superkupës, Duro deklaroi se Kukësi ia fali fitoren Partizanit. Çfarë mendoni dhe a prisni që t'jua falë sërish ndeshjen?

Është opinioni i tij, unë e respektoj. Ndeshjen e pamë të gjithë, ishte e ekuilibrua­r, një pjesë për secilën skuadër. Ne bëmë më mirë se ata në shtesa. Por, tani duhet të mendojmë për atë që vjen nesër ( sot), sepse atë që kaloi e arkivuam.

Nga ndryshon një finale Superkupe nga një ndeshje kampionati?

Për mua, ajo që vjen është më e rëndësishm­ja, sepse duhet ta luajmë. Jo se nuk ishte ajo e Superkupës, sepse është një trofe që e donim shumë, por ajo që mbetet për t'u luajtur është gjithnjë më e rëndësishm­e.

Si kampionët në fuqi, i keni të gjithë kundër. Keni ndonjë strategji për të mbrojtur titullin apo do të vijoni ndeshje pas ndeshjeje?

Ne mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Ilaçi është ai i punës në vazhdimësi, duke u munduar të përgatisim ndeshjet në mënyrën më të mirë, si psikologji­ke dhe tekniko- taktike. Të mendosh se kur je kampion të gjithë kundërshta­rët do të japin diçka më shumë, ndaj ne duhet të jemi gati edhe për këtë.

A fiksuat ndonjë pikë të fortë të Kukësit?

Kukësi ka një skuadër me lojtarë të mirë dhe trajner të përgatitur. Do të jetë e vështirë, e pamë 4 ditë më parë dhe nuk na pret një ndeshje e lehtë. Por, besoj te djemtë e mi, edhe pse e respektojm­ë Kukësin.

Ndeshje transferte përballë një rivali direkt. Ju kënaq një pikë?

Unë, para një ndeshjeje, mendoj si të arrij maksimumin. Pastaj, nëse do të vijë një pikë, duhet parë se në

Kategoria Superiore ngre siparin sot dhe shorti ka rezervuar një superndesh­je që në start. Shpëtim Duro, pasi humbi Superkupën, është i vendosur për të mos i dhënë të njëjtën kënaqësi Partizanit edhe në javën e parë. Ai paralajmër­on se kampionati do të jetë tjetër histori, ndonëse donte që ta shmangte një përballje kaq të shpejtë me "demat".

A ju vendos në presion fakti që e humbët një duel me Partizanin në Superkupë dhe tani do ta nisni sezonin sërish me ta?

Ishim pranë fitimit, madje për 2 minuta mund ta merrnim ne atë trofe. Nga ajo ndeshje ndiej keqardhje vetëm prej rezultatit dhe jo për lojën. Në një periudhë shumë të shkurtër dhe me probleme në formacion, sidomos në prapavijë, më ka befasuar ekipi. E kam parë dhe riparë atë sfidë dhe mendoj se në pjesën e parë ishim në fushë, por në të dytën u pa prej të gjithëve çfarë bëmë. Historia e një ndeshjeje me eliminim është gjë tjetër nga kampionati. Kam ardhur për titullin dhe Kupën dhe e kam thënë para finales. Me fitimin e Superkupës, ata janë më lart moralisht, por kam besim se me atë që zhvilluam, përveç shtesës, them se ishim mirë. Do të forcohemi, ndaj mendoj se historia e kampionati­t fillon sot. Kam besim se do të bëjmë një ndeshje të mirë.

Çfarë masash ka marrë Duro për të ndryshuar gaçfarë kushtesh vjen.

Do ta falnit Superkupën për tri pikët në kampionat?

Superkupën nuk e lë dot, sepse e fituam. Nesër ( sot) do bimet në mbrojtje?

Luajmë ndaj një skuadre të konsolidua­r, ndërsa kemi lojtarë me vetëm një ditë stërvitje. Nuk do të ndryshoja asgjë nga loja, por duhet më shumë përqendrim në momente të veçanta. Në pjesën e dytë kishim dominim dhe për 2 minuta do të ishte histori tjetër. Në fakt, jam i kënaqur me Gavazajn, më ka befasuar. Ka 34 muaj pa luajtur dhe nuk e prisja atë ndeshje me atë rendiment që pati. Largimi i tij dhe i Shkurtajt nga fusha ndikuan, ishin lojtarë që mbanin nën presion kundërshta­rin. Nuk dua të ndryshoj asgjë nga loja e shkuar.

Çfarë objektivas­h konkretë keni në këtë ndeshje?

Duam që të zhvillojmë një ndeshje të mirë dhe të marrim pikë. Pastaj kampionati është i gjatë dhe nuk është një trofe që merret me 90 minuta. Nuk ka ekip që të luajë si ne, i bëmë ballë Partizanit dhe e befasuam me një formacion që ka shumë pak ditë që luan bashkë. Kjo lojë më bën optimist. S. SULOZEQI të jetë një tjetër ndeshje, totalisht ndryshe. Nis nga 0- 0 dhe do të shohim çfarë përballjej­e do të jetë. Por, kupën do ta mbajmë, nuk e ndërrojmë më.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania