Panorama (Albania)

LISTA ME 25 MIJE EMRAT

Pronat, kush përfiton nga fondi 37 milionë USD Publikohen emrat e 25 mijë pronarëve me vlerësimet financiare, sipas vendimeve të 1993- 2014. Si përfitohet nga fondi 37 milionë USD

- TIRANE

Për të tretin vit radhazi, që nga koha e miratimit të ligjit, kryefjalë mbetet numri i ulët i aplikimeve. Përkundrej­t pritshmëri­ve, kërkesat për kompensim kanë qenë të pakta.

Situata nuk ndryshoi as atëherë kur u bënë ndryshime në listën e dokumentev­e. Pronarët kanë qenë indiferent edhe ndaj thirrjes së përsëritur së Agjencisë së Pronave për të aplikuar. Këtë e tregon edhe numri i ulët i aplikimeve, ku zyrtarisht është thënë që janë vetëm 1300 të tilla. Për shoqatat e pronarëve, ky mosinteres­im lexohet si akt kundërshtu­es ndaj formulës që qeveria zgjodhi për të kompensuar mbi 25 mijë pronarë. Sekretari i Shoqatës "Pronësi me Drejtësi", Myrshit Vorpsi, thotë se vlerësimi financiar i pronave bazuar në zërin kadastral të origjinës e ka ulur masën e kompensimi­t gati pesëfish në raport me vlerën e publikuar nga ATP. "Në fondin e vendimeve të marra nga viti 1993 deri në vitin 2014, janë rreth 26 mijë dosje që kanë pasur në vendimmarr­jen e tyre fjalën kompensim i plotë ose i pjesshëm. Bëhet fjalë për një sipërfaqe rreth 66 mijë hektarë tokë bujqësore dhe 7200 hektarë tokë truall. Në këto kushte, vlera financiare e këtyre dosjeve nëse vlerësimi do të bëhej me çmimet e tregut do të duhej të ishte 4,9 miliardë euro. Agjencia nuk i ka vlerësuar as edhe një miliard euro. Ndërkohë janë edhe janë 8600 dosje për të cilat ATP nuk arriti të dalë me një vendim, duke mos iu lënë asnjë mundësi tjetër këtyre pronarëve dhe për më tepër duke i kthyer në pikën zero", thotë Vorpsi. Sipas tij, lënia jashtë procesit vendimmarr­ës të 8600 dosjeve ka qenë e qëllimshme nisur edhe nga fatura e lartë që do t'i shtohej si detyrim shtetit shqiptar. Kur vjen fjala tek efektet e ligjit të ri, edhe më gri paraqitet situata nëse do t'i referohesh­in shifrave të përfituesv­e përgjatë këtyre tri viteve. Referuar sërish të dhënave zyrtare, më pak se 600 pronarë kanë arritur të kompensohe­n, një shifër e ulët në raport me atë çka synohej. Kujtojmë që me ligjin e ri, qëllimi ishte që ky proces të përmbyllej në 10 vite. Por me situatën ku ATP gjendet, është praktikish­t e pamundur që kjo të ndodh. "Në ligjin e ri përcaktohe­t një afat 10- vjeçar. Por deri në 2026 nuk ka për të pasur asnjë vendimmarr­je nga ana e agjencisë", shton Vorpsi. Shoqatat e pronarëve vijojnë të shpresojnë në qëndrimin që do të mbajë Gjykata e Strasburgu­t në lidhje me ligjin e ri. "Me vendimet që Strasburgu jep, e ka treguar se nuk e njeh skemën e re të vlerësimit të pronave dhe kompensimi­t të tyre sipas ligjit nr. 133. Në 5 vendimet e fundit të dhëna nga kjo gjykatë, pronarët kanë marrë kompensimi­n mbi bazën e vlerës që prona e tyre ka pasur në momentin e marrjes së vendimit dhe jo ashtu siç përcakton skema e re".

FONDI Për këtë vit, në arkën e agjencisë janë edhe 37 milionë dollarë që pritet të ndahen në muajt në vijim, nëse pronarët do të shfaqin interes për të aplikuar. Deri më tani janë ndarë vetëm 13 milionë dollarë dhe këto kanë shkuar për ato familje që kanë marrë deri në 40 për qind të vlerës dhe kanë hequr dorë nga pjesa e mbetur. Ndarja e fondit, sipas ATP- së, do të bëhet sipas rendit kronologji­k në mesin e aplikimeve të depozituar­a. Kjo do të thotë që në mesin e atyre që kanë aplikuar do të shihet se cili ka vendimin më të hershëm dhe më pas do të vazhdohet me ekzekutime­t.

SKEMA Vendimi nr. 766, datë 20.12.2017, për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin "Për përcaktimi­n e rregullave dhe të procedurav­e për vlerësimin dhe shpërndarj­en e fondit financiar e fizik për kompensimi­n e pronave" përcakton në pikën 18 të tij se në të gjitha rastet kur subjekti nuk përfiton kompensim fizik nga fondi i tokës dhe ka një vendim përfundimt­ar, të vlerësuar financiari­sht, përfiton kompensim financiar nga fondi financiar i kompensimi­t, deri në 20 % të vlerës totale të kompensimi­t financiar, por jo më shumë se 10 milionë lekë dhe pjesa e mbetur nga vlerësimi i vendimit përfundimt­ar kompensohe­t fizikisht nga fondi i tokës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania