Panorama (Albania)

Dosja “184”, Arta Marku: Pse u transferua në Dibër

Dibra refuzoi dosjen për mungesë stafi dhe konflikt interesi Prokuroria regjistroi procedim pa emër për krime zgjedhore

- BLEONA METUSHI

Nga konflikti i interesit, tek ekzistenca e grupit kriminal, apo mungesa e stafit për përballimi­n e dosjeve të tilla, këto ishin argumentet e Prokuroris­ë së Dibrës për refuzimin e dosjes “184”.

Të gjitha këto argumente janë rrëzuar nga Prokuroria e Përgjithsh­me, e cila me anë të një komunikimi zyrtar, dje, sqaroi vendimin për dërgimin e dosjes në Dibër. Në njoftim, Akuza qendrore bënë të ditur se kjo dosje është regjistrua­r për veprat penale të “Dhënies së shpërblime­ve dhe premtimeve”, “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrë­sve në zgjedhje”, “Shpërdorim­it të detyrës”, “Dhënies së shpërblime­ve dhe premtimeve”, si dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrë­sve në zgjedhje”, të kryera në bashkëpuni­m. Por, pavarësish­t regjistrim­it të procedimit penal, asnjë prej personave të dyshuar nuk është vënë ende nën akuzë, 3 vite nga nisja e hetimeve nga Prokuroria për Krime të Rënda. “Nga shqyrtimi i akteve, nuk rezulton që prokurori të ketë ngritur akuza për ndonjë prej personave nën hetim dhe për këtë arsye nuk ka qenë e nevojshme t’i drejtohej gjykatës me kërkesë për pushimin e tyre”, shkruhet në njoftimin e Prokuroris­ë. Ndërkohë, dërgimi në Dibër pritet të zvarrisë edhe më shumë rezultatin final të kësaj dosjeje, në kushtet kur askush nuk e ka pranuar dhe me shumë gjasë zgjidhja do të vijë nga Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë, që do t’i duhet të delegojë një prokuror tjetër për hetimin e saj. PROKURORIA E DIBRËS

Duke iu referuar komunikimi­t të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, rezulton se Prokuroria e Dibrës e ka bazuar refuzimin e dosjes në katër argumente. Së pari, veprat penale janë kryer nga grupi i strukturua­r kriminal dhe për këtë vepër është kompetente Prokuroria për Krime të Rënda. Së dyti, prokurori duhet t’i ishte drejtuar gjykatës për pushimin e akuzave dhe jo të procedonte me ndryshim të cilësimit juridik. Së treti, prokurorët e Prokuroris­ë Dibër janë në kushtet e konfliktit të interesit dhe nuk mund ta hetojnë çështjen në fjalë dhe së katërti, Prokuroria Dibër nuk ka staf të mjaftueshë­m për të përballuar këtë çështje. Hetimet për dosjen 184 kanë nisur në vitin 2016, pas akuzave publike të bëra nga opozita për vjedhjen e votave gjatë përsëritje­s së procesit zgjedhor në Dibër. Kujtojmë se pas një skandali seksual dha dorëheqjen drejtuesi i bashkisë në atë kohë, Shukri Xhelili. Prokuroria vuri nën përgjim një sërë numrash në atë kohë, ndërsa hetimet u zgjatën në kohë për një periudhë prej 3 vitesh, ku nga rezultati, duket se Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka kryer asnjë veprim tjetër hetimor përveç përgjimeve.

 ??  ?? Arta Marku
Arta Marku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania