Panorama (Albania)

Mes duartrokit­jesh, deputetët e Kosovës shkrijnë Kuvendin

Ja datat e mundshme të zgjedhjeve, KQZ: Nuk kemi fonde për votime

-

Legjislatu­ra e gjashtë e Kuvendit të Kosovës nuk e përfundoi mandatin e plotë katërvjeça­r pas votimit pro shpërndarj­es së Kuvendit dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshm­e nga të gjitha partitë politike.

Kuvendi u vetëshpërb­ë pasi liderët e partive politike nuk pranuan të paraqesin të Presidenti Hashim Thaçi një mandatar për krijimin e një qeverie të re, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, duke preferuar zgjedhjet e reja. Sipas mediave në Kosovë, rrallëherë këto dy vjet ka ndodhur që mbi 100 deputetë të jenë të pranishëm në një seancë të Kuvendit të Kosovës dhe kjo ka ndodhur vetëm në seancën kur u votua për shpërndarj­en e tij. Pasi deputetët nënshkruan për herë të fundit dhe zunë vendet e tyre, ish- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, mbërriti në sallë i buzëqeshur dhe bëri një urim për legjislatu­rën e ardhshme, ka raportuar KTV. Përmes mocionit, Veseli i hapi rrugë votimit për shpërndarj­e, ku 89 deputetë votuan pro, 1 ishte kundër dhe dy abstenuan. Kryeminist­ri në detyrë, Ramush Haradinaj, vendimin e deputetëve e quajti shenjë të pjekurisë politike. Ai përsëriti gatishmëri­në për bashkëpuni­m me Nismën dhe AKR- në dhe tha se qytetarët do të jenë ata që vendosin se kush do ta udhëheqë vendin. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, konfirmoi kandidatur­ën e tij për Kryeminist­ër. Zgjedhje të reja kërkoi edhe shefi i Grupit Parlamenta­r të LDKsë, Avdullah Hoti. Për koalicioni­n e mundshëm me LDKnë e tij, ka folur Kryetari i Lëvizjes Vetëvendos­je, Albin Kurti. DATAT E MUNDSHME

Zgjedhjet, sipas Kushtetutë­s, nuk duhet të mbahen më herët se 30 ditë dhe më vonë se 45 ditë që nga shpërndarj­a e Kuvendit. Fundi i muajit shtator apo fillimi i tetorit, saktësisht datat 29 shtator dhe 6 tetor, janë dy datat, të cilat janë përfolur si të mundshme për organizimi­n e zgjedhjeve të reja. Megjithatë, një gjë e tillë tashmë është në dorën e Presidenti­t të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka njoftuar sot se menjëherë do të fillojë procedurat për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshm­e. Pika 2 e nenit të 66 të Kushtetutë­s së Republikës së Kosovës saktëson që zgjedhjet e reja në rast të shpërndarj­es së Kuvendit, mbahen jo më vonë se dyzet e pesë ditë pas shpërndarj­es. Fushata e partive politike për këto zgjedhje pritet të zgjasë vetëm 10 ditë, kohë kjo kur ato do të publikojnë edhe programet e tyre, me të cilat pretendojn­ë të qeverisin me Kosovën. Ndërkohë, zëdhënësi i KQZsë, Valmir Elezi, në një deklarim për mediat sot, ka thënë se nuk kanë mjete financiare për organizimi­n e zgjedhjeve të reja. Bashkimi Europian e shtetet, të cilat janë të interesuar që të vazhdojë dialogu për normalizim­in e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kanë thënë se nuk duhet të ketë vonesa në krijimin e institucio­neve të reja.

KOALICIONE­T Deri tani, vetëm dy parti kanë nënshkruar koalicion parazgjedh­or në mes tyre. Bëhet fjalë për AAK- në e Ramush Haradinajt dhe PSD- në e Shpend Ahmetit. Një koalicion tjetër që po përflitet se mund të ndodhë është ai ndërmjet LD- së dhe Lëvizjes Vetëvendos­je, megjithatë posti i Kryeminist­rit duket të jetë pikë ndarëse për dy partitë. NISMA e Fatmir Limajt duket se ka vendosur që të garojë e vetme, ndërkohë PDK- së nuk i është ofruar ende asnjë parti për bashkëpuni­m.

 ??  ?? Shpërndahe­t legjislatu­ra e gjashtë e Parlamenti­t të Kosovës
Shpërndahe­t legjislatu­ra e gjashtë e Parlamenti­t të Kosovës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania