Panorama (Albania)

Rriten pensionet e invalidite­tit, shtesa për çdo kategori

Rritet pagesa mujore, përfitojnë edhe kujdestarë­t

-

Prej 1 shtatorit, personat me aftësi të kufizuara, si edhe ata që janë me status ' të verbër', do të përfitojnë një shtesë në pagesën e tyre mujore, që varion nga 100 lekë deri në 130 lekë.

Udhëzimet përkatëse për aplikimin e kësaj rritjeje, e cila më tepër se e tillë është indeksim i përvitshëm, janë botuar dje edhe në Fletoren Zyrtare. Kështu, personat të cilëve u është kufizuar aftësia, si pasojë e dëmtimeve fizike, shqisore, të intelektit, të lindura apo të fituara gjatë jetës nga aksidente, sëmundje të përkohshme apo të përhershme, që nuk vijnë nga shkaqe, që lidhen me punësimin, e vërtetuar kjo nga KMCAP, do të përfitojnë 10.653 lekë në muaj, nga 10.540 lekë që përfitojnë aktualisht. Po kaq do të kenë mundësi të marrin edhe kujdestarë­t e tyre. Ndërkohë, udhëzimi përcakton rritje me rreth 100 lekë në muaj edhe për ata me status invalid paraplegji­kë e tetraplegj­ikë, të cilët nga ky muaj do të përfitojnë 10.653 lekë. Me 120 është rritur pagesa edhe për kujdestarë­t e tyre duke shkuar në vlerën e 11.190 lekëve në muaj. "Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, bëhet 10.653 lekë në muaj. Të njëjtën masë përfiton edhe kujdestari i personit me aftësi të kufizuara. Masa e përfitimit për invalidët paraplegji­kë dhe tetraplegj­ikë bëhet 10.653 lekë në muaj. Masa e përfitimit për kujdestari­n e invalidit paraplegji­k dhe tetraplegj­ik bëhet 11.190 lekë në muaj", thuhet në udhëzim.

Indeksim është bërë edhe për ata që janë me status "të verbër". Pagesa e tyre mujore nga 11.960 lekë, që ka qenë, është bërë 12.092 lekë, pra ka pësuar një rritje modeste me 130 lekë në muaj. "Masa e përfitimit për shkak të verbërisë bëhet 12.092 lekë në muaj. Të njëjtën masë përfiton edhe kujdestari i "të verbrit". Kjo rritje do të nis të aplikohet duke filluar nga data 1 shtator.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania