Panorama (Albania)

Meta apel që të mos kthehemi 30 vjet pas, Basha: Vendi në diktaturën e krimit

“T’u mësojmë gjeneratav­e të reja të vërtetën e së kaluarës sonë”

-

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar dje Ditën Evropiane të Kujtimit të Viktimave të Stalinizmi­t dhe Nazizmit. Në një mesazh në “Facebook”, ai theksoi se për 45 vite me radhë, edhe Shqipëria u shndërrua në Korenë e Veriut të Europës, me mijëra shqiptarë të vrarë, burgosje e internime. “Përballja serioze me të kaluarën, trajtimi i saj me transparen­cë e drejtësi, uniteti shoqëror, paqja dhe mirëkuptim­i social do të na ndihmojnë, jo vetëm për të mos harruar tragjeditë e së shkuarës, por edhe për t’u çliruar nga makthi i rikthimit të çdo forme diktature apo tendence despotike të qeverisjes. Për të bërë atë që është më mira, që çdo shqiptar të gëzojë jetën, lumturinë, të drejtat dhe liritë e tij si çdo qytetar europian, i pashantazh­uar nga kontrolli politik, frika e varfëria. Për të mos u kthyer më kurrë 30 vite pas”, theksoi Presidenti. Këtë shënim në “Facebook”, Meta e kishte shoqëruar me disa fotografi nga një vizitë që kishte bërë në ish- kampin e internimit në Tepelenë, ku theksonte se: “Ne përkujtojm­ë Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Stalinizmi­t dhe Nazizmit, dy ideologjiv­e shkatërrim­tare të shekullit të kaluar, që shkaktuan mijëra viktima të pafajshme edhe në vendin tonë. Për 45- vite me radhë, Shqipëria u shndërrua në Korenë e Veriut të Europës. Me mijëra shqiptarë u vranë, u burgosën dhe u internuan. Liria, të drejtat e njeriut, demokracia e pluralizmi ishin vlerat te të cilat ata besonin dhe për të cilat sakrifikua­n edhe jetën e tyre. Është detyra jonë t’u mësojmë gjeneratav­e të reja të vërtetën e së kaluarës sonë të afërt, me qëllim që ajo të mos përsëritet më. Për të mos i vrarë edhe për herë të dytë ata që sakrifikua­n jetën dhe rininë e tyre, që ne dhe brezat e ardhshëm të jetonim të lirë në një vend tërësisht demokratik. Kujtimi i së shkuarës, të vërtetat e dhimbshme të mizorisë dhe shëmtisë së diktaturës komuniste janë një barë ndërgjegje e madhe për të gjithë ne. Disidenca shqiptare meriton jo vetëm të kujtohet, të shkruhet e të plotësohet, por edhe të nderohet me të gjithë respektin që meriton”, ka theksuar Presidenti Meta në postimin e tij në “Facebook” në kuadër të ditës së kujtesës të viktimave të regjimeve totalitare në Europë.

 ??  ??
 ??  ?? Meta, dje në Spaç
Meta, dje në Spaç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania