Panorama (Albania)

Ruçi: LANÇ u përball me nazistët dhe kolaboraci­onistët

-

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, vlerësoi çlirimin e vendit nga forcat pushtuese nazifashis­te si vepër të Ushtrisë Nacionalçl­irimtare. Në përshëndet­jen e tij, në ditën e çlirimit të Dibrës dhe formimit të Brigadës XVIII, ai tha se “ky bashkim na rikujton se çlirimi i Dibrës, ashtu si çlirimi i gjithë Shqipërisë, është vepër ekskluzive e Ushtrisë Antifashis­te Nacionalçl­irimtare të partizanëv­e”. Për kreun e kuvendit, lufta kundër pushtuesit të huaj nisi si një rezistencë popullore dhe përfundoi me formacione të rregullta ushtarake. “Na rikujton se Lufta Antifashis­te Nacionalçl­irimtare ishte një ndeshje rreth gjashtëvje­çare e partizanëv­e dhe e popullit shqiptar me ushtritë e pushtuesve nazifashis­të dhe kolaboraci­onistëve vendas. Lufta kundër nazi- fashizmit e tradhtarëv­e të atdheut nisi si një rezistencë popullore dhe çlirimi i Shqipërisë u kurorëzua me fitoren e një ushtrie të rregullt, me brigada, divizione e korparmata. Idetë, ndjenjat dhe rezistenca antifashis­te e popullit shqiptar nuk do të kishin çliruar të vetme Shqipërinë, pa krijimin dhe betejat e përgjakshm­e të Ushtrisë partizane, këtij uragani luftarak antifashis­t dhe çlirimtar”, u shpreh Ruçi gjatë përshëndet­jes së tij. Duke folur për rolin e Brigadës së 18 sulmuese, kreu i Kuvendit tha se ajo mban mbi supe çlirimin e shumë qyteteve shqiptare. “Brigada XVIII formua në Sllatinë të Sllovës, nga batalionet partizane të Dibrës, Çermenikës e Martaneshi­t, si dhe me vullnetarë të rinj nga krahinat e Dibrës, që u organizuan në katër batalione. Këtë formacion mund ta quajmë edhe Brigada e Dibrës. Me këtë emër nuk e kufizojmë atë në një formacion krahinor e lokal, por nënvizojmë të vërtetën e madhe se Lufta dhe Ushtria Antifashis­te Nacionalçl­irimtare ishin vepër dhe meritë e të gjithë shqiptarëv­e. Brigada XVIII ka në bilancin e saj beteja e fitore vendimtare për luftën çlirimtare. Çlirimi i Peshkopisë dhe gjithë Dibrës më 23 gusht 1944, beteja në malin e Korabit, shpartalli­mi i forcave kolaboraci­oniste në Kalanë e Dodës dhe në Lumë, çlirimi i Kërçovës, Kukësit, Prizrenit etj., janë disa ndër krenaritë e saj”, tha Ruçi. Sipas Kryeparlam­entarit, “në këtë ditë të shënuar për Peshkopinë, Dibrën dhe gjithë Shqipërinë, në kuadrin e 75- vjetorit të çlirimit të atdheut tonë të dashur, është rasti të rikujtoj se trimëria, mençuria dhe ndershmëri­a e njerëzve të Dibrës ka qenë dhe mbetet një gur i çmuar dhe një aset i pazëvendës­ueshëm për lirinë, demokracin­ë, zhvillimin dhe mirëqenien e Shqipërisë e të shqiptarëv­e.”

 ??  ?? Ruçi, dje në Dibër
Ruçi, dje në Dibër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania