Panorama (Albania)

AKU bllokon 387 tonë mish me salmonelë, kompanitë që e importuan

"Produktet e importuara rezultuan të pasigurta për konsum, nga analizat u konstatua prezencë salmonele dhe ractopamin­e"

-

Më shumë se 387 tonë mish i planifikua­r për t'u futur në tregun shqiptar, është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar Ushqimor.

Sasia e ndaluar, e ndarë në 15 ngarkesa, ka rezultuar e pasigurt dhe për më tepër e dëmshme për konsumator­ët. Nga analizat e kryera është vërejtur prania e salmonelës dhe ractopamin­ës, ( kjo e fundit një produkt mjekësor veterinar i ndaluar për vendin tonë). Po ashtu, në sasinë e bllokuar të mishit është konstatuar mangësi në dokumentac­ion, që shërben si garanci për sigurinë e produktit. AKU ka bërë publike dje edhe emrat e kompanive të përfshira në këtë skandal.

BLLOKIMI "FRIGO ALB shpk", "Apetit shpk", "ZICO sh. a, AMG shpk", KING MEAT," janë disa nga kompanitë, të cilat qëndrojnë pas sasisë së mishit të bllokuar nga AKU. Ndërsa vendet e importit janë kryesisht Brazili dhe Kanadaja. "Kontrollet e kryera nga inspektorë­t e ushqimit të AKU- së në Pikën e Inspektimi­t Kufitar Durrës gjatë ditëve të fundit kanë konkluduar se disa ngarkesa me produkte importi janë të pasigurta për konsum njerëzor dhe si rrjedhojë kanë vendosur për kthimin e tyre në vendin e origjinës. Më konkretish­t: Tri ngarkesa me sasi totale 74.946 tonë ' mish derri' me origjinë nga Kanadaja, importuar nga subjekti "FRIGO ALB shpk", rezultuan se nuk përmbushni­n kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore dhe kishin mangësi në besueshmër­inë e dokumentac­ionit shoqërues ( kryesisht të certifikat­ës veterinare si dokumenti kryesor i sigurisë së produktit, si dhe certifikat­at e analizave raportonin prezencë ractopamin­ë, një produkt mjekësor veterinar i paregjistr­uar dhe i ndaluar për përdorim në Shqipëri dhe në BE)", thuhet në njoftimin e AKU- së. Po ashtu, dy ngarkesa me sasi totale 52.257 tonë "mish viçi" me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti "Apetit shpk", në rrgjim transit në territorin e Shqipërisë me destinacio­n final Kosovën, rezultuan me mangësi dhe mospërputh­je thelbësore në dokumentac­ionin shoqërues të mallit. Certifikat­a e origjinës dhe ajo veterinare, sipas AKU- së, mbanin të dhëna të ndryshme nga dokumenti i transporti­t dhe fatura komerciale), çka e bën mallin ushqimor të importuar pa identitet të konfirmuar dhe të pasigurt për konsum. Ndërkohë, më shumë se 100 tonë mish ka rezultuar me prezencë të salmonelës, e cila përbën kërcënim serioz për jetën. Bëhet fjalë për katër ngarkesa me sasi totale 107.240 tonë ' mish derri' me origjinë nga Brazili, importuar nga kompania ' ZICO sh. a'. "Këto ngarkesa rezultuan me ngarkesë mikrobiolo­gjike. Analizat laboratori­ke raportuan prezencën e salmonella sp) dhe si rrjedhojë, produkti ushqimor i importuar është i pasigurt dhe i papërshtat­shëm për konsum njerëzor. Për këtë arsye dhe referuar bazës ligjore dhe rregullave në fuqi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi kthimin e këtyre ngarkesave në vendin e origjinës", thuhet në njoftim. Deri më tani raportohet se janë kthyer 234 tonë mish. NË PROCES KTHIMI Në proces kthimi janë edhe 152.6 tonë të tjera mishi i ndarë në 6 ngarkesa. Më konkretish­t: 51.984 tonë "mish derri" me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti "AMG shpk", 27 tonë "fileto pule" nga Brazili, importuar nga subjekti "KING MEAT", 25.999 tonë "mish derri" nga Brazili, importuar nga subjekti "FRIGO ALB shpk" dhe 22.648 tonë "mish viçi" nga Brazili, importuar nga subjekti "DEKON FRIGO shpk".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania