Panorama (Albania)

E vranë me plumb në kokë se pikonte kondicione­ri, “zhduken” dy vëllezërit

Tentuan të fshehin ngjarjen e t’i lënë përgjegjës­inë punëtorit tjetër, në kërkim Griseldo e Albano Kusi, arrestohet babai i tyre

- ETLEVA DELIA

Indrit Çelaj, 26- vjeçari nga Mallakastr­a që u qëllua me plumb në kokë mëngjesin e së enjtes, në rrugën “Myslym Shyri”, në Tiranë, ndërroi jetë dje në orët e para të mëngjesit.

Njëkohësis­ht me lajmin për vdekjen e tij, Policia njoftoi se kishte zbardhur edhe ngjarjen. Një motiv krejtësish­t banal rezultoi t’i ketë marrë jetën të riut, me profesion teknik kondicione­rësh. Fakti se një nga kondicione­rët e montuar prej tij po pikonte ka sjellë një debat të ashpër e më tej është qëlluar me pistoletë në kokë. Policia tha dje zyrtarisht se ka arrestuar 4 persona në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa ka shpallur në kërkim dy vëllezër, që dyshohet të jenë autorët kryesorë të vrasjes. Ata janë Griseldo dhe Albano Kusi, me precedentë të theksuar kriminalë, djemtë e pronarit të vilës 3- katëshe, ku po punonte 26- vjeçari Indrit Çelaj. Babai i tyre, Bujar Kusi, është vënë në pranga për moskallëzi­m krimi dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë tentuar të fshehin atë që kishte ndodhur, duke tentuar t’ia lënë përgjegjës­inë personit tjetër që po punonte bashkë me viktimën, shtetasit Lorenc Veliaj, që po ashtu është arrestuar, pasi ishte në kërkim për të tjera vepra penale. ZBARDHJA E VRASJES

Policia tha dje se ka zbardhur dhe dokumentoh­et me prova ligjore ngjarja e ndodhur ditën e enjte, në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri 26vjeçari Indrit Çelaj, i cili mëngjesin e djeshëm ndërroi jetë në spital. Në lidhje me ngjarjen, Policia tha se janë shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” në bashkëpuni­m, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dy vëllezër, djemtë e pronarit të vilës, si autorë të dyshuar të ngjarjes. Ndërsa arrestohen në flagrancë për veprat “Moskallëzi­mi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” 4 shtetas, mes tyre edhe pronari i vilës. Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Tiranës, pas një pune hetimore intensive, duke përdorur edhe metodat speciale të hetimit ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentim­in e ngjarjes së ndodhur më datë 22 gusht, rreth orës 11: 00, në një objekt mes rrugës “Muhamet Gjollesha” dhe rrugës “Myslym Shyri”, në Tiranë. TE ARRESTUARI­T Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se në ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe, shtetasi Griseldo Kusi, 31 vjeç, në bashkëpuni­m me vëllain e tij, shtetasin Albano Kusi, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin Indrit Çelaj, teknik kondicione­rësh, i cili po kryente kondicioni­min e vilës, ka plagosur rëndë me armë zjarrin këtë të fundit, i cili mëngjesin e djeshëm ka ndërruar jetë në spital. Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Edmond Sula, 43 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpuni­m, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”; Ferdinand Bakalli, 41 vjeç, Bujar Kusi, 54 vjeç, dhe Luan Çaka, 36 vjeç, për veprat penale “Moskallëzi­mi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se kanë qenë prezentë në momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar organet kompetente sipas detyrimit ligjor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania