Panorama (Albania)

BUJAR KUSI U PROCEDUA PËR VJEDHJE ENERGJIE

-

Dy vëllezërit e shpallur në kërkim për vrasjen e Indrit Çelajt dhe babai i tyre rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë.

Por, përveç hesapeve të mëparshme që kishin mbyllur me drejtësinë, ata rezultojnë të jenë edhe aktualisht pjesë e një hetimi të nisur prej dy vitesh, por që ende nuk ishte mbyllur. Në vitin 2017, Policia e Tiranës ka referuar një material në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda për veprën penale "Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtari­së kriminale". Burimet nuk japin më shumë të dhëna rreth këtij procedimi, por thonë se anëtarët e familjes Kusi, që aktualisht u përfshinë në vrasjen e 26- vjeçarit nga Mallakastr­a, dyshohet të kenë ngritur pasuri me të ardhura nga veprimtari kriminale. Se në çfarë fushe shtrihet aktiviteti i jashtëligj­shëm i tyre, burimet nuk saktësojnë asgjë, por derisa çështja është marrë në dorë nga Krimet e Rënda, duket se nuk bëhet fjalë për vepra të lehta penale. E duket se pas ngjarjes së të enjtes, ku u plagos rëndë e më pas humbi jetën 26- vjeçari Indrit Çelaj, e para që do të verifikohe­t nga Policia e Prokuroria do të jetë vila e Bujar Kusit, ku ndodhi ngjarja, mes rrugëve "Muhamet Gjollesha" e "Myslym Shyri".

NDERTIMI Ashtu sikurse në rastin e Porto Palermos, që një ndërtim pa leje në bregdet u zbulua, madje edhe u shemb vetëm pasi ndodhi një incident i rëndë me turistët spanjollë, duket se edhe me vilën 3- katëshe të familjes Kusi mund të ndodhë e njëjta gjë. U desh të vritej një punëtor 26- vjeçar, që në këtë objekt të nisnin verifikime­t për të mësuar nëse ishte apo jo me leje. Menjëherë pas ngjarjes, në Policinë e Tiranës është zhvilluar një mbledhje urgjente për të verifikuar dokumentac­ionin. Madje, burimet thanë se në përfundim të veprimeve ka nisur procedim penal për një punonjës të bashkisë. Ky i fundit, ndonëse kishte konstatuar se Bujar Kusi nuk kishte respektuar lejen e marMë datë 03.12.2014, Prokuroria e Tiranës, mbi bazën e materialev­e të ardhura nga Drejtoria e Policisë Tiranë, Komisariat­i Nr. 2, ka regjistrua­r procedimin penal Nr. 9047/ 2014 në ngarkim të të pandehurit Bujar Kusi, duke e akuzuar për veprën penale "Vjedhje të energjisë elektrike". Nga aktet e fashikulli­t të hetimit paraprak, pjesë e dosjes gjyqësore, ka rezultuar fakti se më 2 dhjetor 2014, Policia Gjyqësore ka marrë dijeni nga OSHEE për vjedhje të energjisë elektrike nga shtetasi Bujar Kusi, banor në rrugën "Myslym Shyri", Tiranë. Nga këqyrja e kryer nga Policia Gjyqësore ka rezultuar e provuar se apartament­i i banimit në rrugën "Myslym Shyri" është pronë e Griseldo Kusit, i cili në atë kohë jetonte jashtë vendit dhe aty ndodheshin prindërit. Gjykata vendosi që të pushonte çështjen në ngarkim të tij. rë për punimet që do të kryente në vilë, duke kaluar përtej saj, ishte mjaftuar vetëm me një gjobë. Edhe pse në raste të tilla duhej vepruar me bllokim punimesh. Tashmë, pas ngjarjes, një grup inspektorë­sh të IKMT, kanë shkuar pranë objektit ku ndodhi vrasja për të kryer edhe ata verifikime­t e nevojshme. Burimet thanë se pjesa ku është shtuar një pjesë pa leje, pritet që të shembet gjatë ditëve në vazhdim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania