Panorama (Albania)

Griseld Kusi goditi dhe kanosi një person në 2011

Kusi u dënua me 8 muaj burg, Gjykata e kaloi në shërbim prove

-

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 8 muaj burg një prej të shpallurve në kërkim për vrasjen e Indrit Çelajt, Griseldo Kusin, pasi në vitin 2011, ka goditur me qytë pistolete një person. Duke iu referuar vendimit të Gjykatës që disponon gazeta "Panorama", gjithçka kishte nisur që në vitin 2003, kur Bujar Kusi kishte dhënë një shumë prej 4 milionë e 500 mijë lekë hua me kontratë te personi Maksut Hysa. Ky i fundit, për gjatë këtyre viteve, deri në 2011 nuk e kishte shlyer këtë shumë. Gjykata thotë në vendim, se për të bërë të mundur marrjen e kësaj shume, Griseldo Kusi bashkë me kushëririn e tij kanë shkuar në fshatin Mnik të Ndroqit, ku pas debatit për lekët, sherri ka degraduar dhe Kusi e ka goditur atë me qytën e armës. Gjykata e ka gjetur fajtor Griseldo Kusin për "Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionev­e", "Kanosjes" dhe "Vetëgjyqës­i". Ndërkohë, vendimi për dënimin e tij me 8 muaj burg është pezulluar nga Gjykata, duke e lënë për 18 muaj në shërbim prove. Por, pezullimin e dënimit e ka kundërshtu­ar Prokuroria, e cila ka kërkuar që Kusi të kryente 8 muaj burg. Në një nga pikat e ankimit, Prokuroria e konsideron­te të pandehurin në atë kohë si me rrezikshmë­ri jo të pakët. "Më datë 23.09.2003, shtetasit Bujar Kusi dhe Maksut Hysa kanë nënshkruar një kontratë noteriale huadhënie me nr. 2863 rep., dhe nr. 322 kol., sipas së cilës, shtetasi B. Kusi i jep hua shtetasit M. Hysa, shumën prej 4.500.000 lekë, me afat kthimi datën 23.09.2004. Por, ky afat nuk është respektuar nga shtetasi Maksut Hysa, i cili edhe aktualisht rezulton se nuk e ka shlyer këtë detyrim. Në këto kushte, shtetasi B. Kusi i është drejtuar për zgjidhje Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, e cila me vendimin nr. 1736 akti, dt. 26.10.2007 ka lëshuar urdhër ekzekutimi­n për detyrimin e sipërcitua­r, duke urdhëruar Zyrën e Përmbarimi­t Tiranë të vazhdojë procedurat e ekzekutimi­t, në bazë të ligjit. Por, edhe pas ndjekjes së kësaj rruge ligjore, nuk është bërë e mundur marrja e kësaj shume nga shtetasi M. Hysa. Në datën 18.07.2011, i pandehuri Griseldo Bujar Kusi, së bashku me djalin e xhaxhait të tij, Erlin Kusi, kanë shkuar në fshatin Mnik, Komuna Ndroq, Tiranë, për të takuar shtetasin Maksut Hysa, me qëllim që t'i kërkonin shumën e lekëve të dhëna hua nga babai i tij, Bujar Kusi. Rreth orës 19: 15, i pandehuri Griseldo Kusi ka takuar shtetasin Maksut Hysa në afërsi të banesës së këtij të fundit. I pandehuri G. Kusi i është prezantuar këtij shteta

MUAJ

shërbim prove është dënuar Griseldo Kusi, pasi në vitin 2011 ka kanosur dhe goditur me qytë arme një person, për shkak të një borxhi që i kishte familjes së tij. si duke i thënë se është djali i Bujar Kusit dhe se kishte ardhur për të marrë lekët e dhëna hua nga babi i tij para disa viteve, pasi kishin nevojë për to. Shtetasi M. Hysa i ka thënë se shumën e lekëve do ta kthente nga fundi i muajit, pasi aktualisht nuk e kishte këtë shumë. Në këtë moment, biseda midis tyre ka degraduar në debate dhe i pandehuri, Griseldo Kusi, me qytën e një armë gjahu që mbante me vete, pa leje të organeve kompetente, ka qëlluar në kokë shtetasin Maksut Hysa. Pas kryerjes së këtij veprimi, i pandehuri Griseldo Kusi është larguar nga vendi i ngjarjes", shkruhet në vendimin e Gjykatës.

 ??  ?? Faksimile e vendimit të dënimit të Griseld Kusit
Faksimile e vendimit të dënimit të Griseld Kusit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania