Panorama (Albania)

Basha: Vendi nën diktaturën e krimit, drejtësia s’vjen nga persekutor­ët e rilindur

Viktimat e komunizmit, PD: Gjetjen e eshtrave të të zhdukurve, ndalimin e simboleve komuniste, nderim të viktimave të regjimit

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, premtoi dje tri zotime publike në nderim të viktimave të komunizmit në Shqipëri.

Në kuadër të ditës së kujtesës për viktimat e regjimeve totalitare, Basha ndërmori tri angazhime të rëndësishm­e publike. Në një postim në “Facebook”, Basha thekoi se: “Në këtë ditë kujtese, rikonfirmo­j në emër të Partisë Demokratik­e, së bashku me ndjesën që nuk kemi arritur të bëjmë gjithçka nevojitet për nderimin e sakrificës së të përndjekur­ve politikë, për gjetjen dhe nderimin e eshtrave të të ekzekutuar­ve pa gjyq, vendosmëri­në tonë që në Parlamenti­n e dalë nga vota e lirë, do të miratojmë ndër aktet e para: ndalimin dhe kriminaliz­imin e simboleve të komunizmit dhe nderimin për xhelatët e diktaturës, që kanë për qëllim të fshijnë çdo kujtesë të sakrificës dhe rezistencë­s për liri; nderimin e viktimave të komunizmit, për të sprapsur revanshin komunist, i cili u rilind dhe u materializ­ua, me vendimin kriminal për të hequr dhe kufizuar dëmshpërbl­imin për pasardhësi­t e të ekzekutuar­ve; angazhimin ligjor dhe financiar për gjetjen dhe nderimin e të ekzekutuar­ve pa gjyq që sot janë pa varr dhe eshtrat e të cilëve nuk gjenden”, thekoi Basha. Në vijim të qëndrimit të tij, kryedemork­ati Basha nënvizoi se drejtësia për viktimat e komunizmit nuk mund të vijë nga persekutor­ët e rilindur. Ai theksoi se Shqipëria është vendosur nën një tjetër diktaturë të krimit. “Drejtësia nuk mund të vijë nga persekutor­ët e rilindur. Shqipëria është vendosur nën një tjetër diktaturë të krimit. Për pushtetin dhe pasurimin e tij të paligjshëm, Edi Rama ka kthyer Policinë politike, Prokurorin­ë dhe Drejtësinë private dhe burgosjet e gjyqet politike. Ndërkohë, kriminelët dhe pushtetarë­t hajdutë janë mbi ligjin gëzojnë pandëshkue­shmëri dhe mbrojtje nga Edi Rama”, theksoi kreu i PD- së. Në mbyllje të postimit, Basha u shpreh se Edi Rama duhet të largohet me çdo çmim dhe shqiptarët kanë për ta fituar këtë betejë. “Kjo e keqe do të ndalet me çdo kusht e me çdo çmim dhe shqiptarët e bashkuar do ta fitojnë betejën për vlerat themelore të demokracis­ë, votën e lirë dhe nderimin e trajtimin dinjitoz të të përndjekur­ve politikë e të të gjithë shqiptarëv­e të ndershëm”.

 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha
Kreu i opozitës, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania