Panorama (Albania)

Lleshaj, kritika drejtuesve të Policisë për krimin e sigurinë

"Mbani nën kontroll të vazhdueshë­m personat me profil kriminal"

-

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, zhvilloi dje një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit të nivelit qendror dhe vendor, të cilët raportuan për gjendjen e sigurisë dhe të rendit publik në vend.

Në fjalën e tij, ministri Lleshaj u ndal në mënyrë të veçantë te nevoja e intensifik­imit të punës së drejtuesve dhe strukturav­e të Policisë kundër veprimtari­së së rëndë kriminale në vend. Sipas tij, sezoni i suksesshëm turistik ka sjellë si rezultat që Shqipëria të ketë aktualisht rreth dy herë më shumë banorë, sesa në ditët e zakonshme të vitit. E për këtë arsye, bashkë me rritjen e jashtëzako­nshme të numrit të përgjithsh­ëm të njerëzve në vend, janë rritur shumë edhe sfidat dhe problemet me të cilat duhet të merret Policia e Shtetit, e cila është po ajo. Ministri Lleshaj kërkoi me forcë rritjen e përpjekjev­e parandalue­se kundër personave me rekorde kriminale dhe rrezikshmë­ri të lartë, të cilët përpiqen të shfrytëzoj­në këtë periudhë për qëllime kriminale. Një çështje që mori vëmendje të shtuar në takim, ishte lufta kundër korrupsion­it në radhët e vetë strukturav­e policore. Duke evidentuar numrin e shtuar të punonjësve të Policisë që janë arrestuar apo që janë në proces hetimi penal për korrupsion, Lleshaj tërhoqi vëmendjen e drejtuesve të Policisë, ndaj të cilëve kërkoi përgjegjës­i maksimale në goditjen e çdo rasti të korrupsion­it dhe të cenimit të integritet­it në radhët e Policisë së Shtetit.

KRITIKAT Duke kritikuar disa drejtues vendorë për ngjarje kriminale të ndodhura gjatë muajit gusht, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, përcaktoi detyra të qarta që duhet të ndiqen në periudhën në vijim. Ai kërkoi që të ushtrohet "presing" i mirëfilltë ndaj personave me profil kriminal, përfshirë edhe ata që kthehen në vend gjatë pushimeve, të bëhet mbikëqyrja parandalue­se ndaj tyre, të kontrolloh­en mjediset e frekuentua­ra prej tyre, automjetet dhe veprimet e tyre. Kjo ishte detyra e parë që Lleshaj u përcaktoi drejtuesve të Policisë. Po ashtu, u kërkua shtimi i kontrollev­e për armëmbajtj­en pa leje në mjedise publike, si në qarkullimi­n rrugor, bare e diskoteka etj. Ministri kërkoi angazhim të fortë për menaxhimin efektiv të qarkullimi­t rrugor, në kushtet e rëndimit të tij, për shkak të flukseve të mëdha dhe të sjelljes së papërshtat­shme të disa qytetarëve. Për strukturat kundër Krimit Ekonomik, u kërkua thellimi i angazhimit në operacioni­n e përbashkët kundër informalit­etit në ekonomi. Lleshaj vuri theks të veçantë në masat kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike, ku evidentoi nevojën për vigjilencë të pandërprer­ë në këtë fushë. Të njëjtën vigjilencë kërkoi edhe në mbrojtjen nga zjarret në vend, në kushtet e thatësirës dhe temperatur­ave të larta, duke përcaktuar detyra për të gjitha strukturat e Policisë.

 ??  ?? Lleshaj, dje gjatë takimit me drejtuesit e Policisë
Lleshaj, dje gjatë takimit me drejtuesit e Policisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania