Panorama (Albania)

Nga Tirana në Durrës për të vjedhur, arrestohet autori i 13 ngjarjeve

-

DURRES - Përfundon me arrestim aventura e "Arsen Lypen- it" nga kryeqyteti, i cili ishte kthyer në një makth të vërtetë për banorët e qytetit bregdetar, ku kishte mundur të bastiste mbi 13 banesa në lagje dhe zona të ndryshme të Durrësit. Policia lokale bëri me dije se ka vënë në pranga 34- vjeçarin nga Tirana, i cili ushtronte aktiviteti­n e tij kriminal në Durrës. Sipas bluve, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit me iniciale D. T., 34 vjeç, si dhe janë dokumentua­r 13 vjedhjet që ai ka kryer përgjatë një harku kohor prej 45- ditësh në qytetin e Durrësit. "Zbardhen 13 vjedhje banesash në qytetin e Durrësit, falë bashkëpuni­mit Polici- komunitet, finalizohe­t operacioni ' Periferia' për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e vjedhjes së banesave. Policia ka arrestuar në flagrancë 34- vjeçarin D. T., në tentativë për të vjedhur në një banesë. Specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Durrës, falë bashkëpuni­mit me qytetarët kanë arrestuar në flagrancë shtetasin D. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ' Vjedhje', i cili gjatë natës vidhte banesa në qytetin e Durrësit", tha Policia nëpërmjet një njoftimi për shtyp. Burime nga grupi hetimor thanë se 34- vjeçari është arrestuar në flagrancë, në lagjen Nr. 15 Durrës, në tentativë për të vjedhur banesën e shtetasit A. S., si dhe po gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm kishte vjedhur në banesën e shtetasit M. Q., dy telefona celularë dhe vlera monetare. Të njëjtat burime saktësojnë se shtetasi D. T., gjatë 45 ditëve të fundit, ka realizuar edhe disa vjedhje të tjera banesash në periferi të qytetit të Durrësit. Ai, gjatë natës, duke përfituar që dritaret qëndrojnë të hapura prej temperatur­ave të larta, futej nëpër banesa, kur njerëzit ishin në gjumë dhe vidhte sende me vlerë. Televizorë­t, telefonat, bizhu, sende me vlerë dhe vlera monetare ishin objektivi i hajdutit profesioni­st nga kryeqyteti.

 ??  ?? Provat që iu sekuestrua­n të arrestuari­t në Durrës
Provat që iu sekuestrua­n të arrestuari­t në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania