Panorama (Albania)

Arbër Çekaj mund të ekstradohe­t drejt Shqipërisë

Çekaj është në pritje edhe të përgjigjes për kërkesën e azilit

- Arbër Çekaj

Një gjykatë e Shkallës së Parë në Gjermani ka pranuar kërkesën për ekstradimi­n e Arbër Çekajt drejt Shqipërisë, i akuzuar për trafikun e 613 kilogramëv­e kokainë të kapur në Portin e Durrësit. Vendimi për lejimin e ekstradimi­t është apeluar dhe tashmë do të jetë Shkalla e Dytë që do të marrë një vendim të formës së prerë. Megjithatë, Çekaj ka kërkuar edhe azil, me pretendimi­n se në Shqipëri i rrezikohet jeta, kërkesë e cila është ende nën shqyrtim dhe autoritete­t gjermane nuk kanë dalë me një vendim. Arbër Çekaj u arrestua në Gjermani në maj të 2018- ës, pas një urdhri ndërkombët­ar ndalimi të shpallur nga Shqipëria për ekzekutimi­n e vendimit të Gjykatës për Krime të Rënda, që caktoi ndaj tij masën "Arrest në burg" në mungesë. Ndërkohë, pas më shumë se një viti, Prokuroria për Krime të Rënda ka mbyllur hetimet për kokainën e kapur në Durrës në shkurt të 2018- ës dhe ka marrë të pandehur Arbër Çekajn, Armando Pezakun dhe Donaldo Lushajn. Sasia e lëndës narkotike e fshehur mes bananeve u zbulua më 27 shkurt 2018, ndërsa Çekaj është pronar i kompanisë që porositi kontejneri­n me banane. Çekaj u arrestua disa muaj më parë në Gjermani, por ekstradimi i tij nuk është bërë ende. Kokaina u gjet në dyshemenë e modifikuar të kontejneri­t me banane, të porositura nga kompania "Arbri Garden". E ndërsa Donaldo Lushaj u prangos si menaxher i kompanisë, Armando Pezaku, si drejtues i kamionit që transporto­i drogën. Ndërkohë, Arbër Çekaj rezultonte të ishte larguar nga Shqipëria 3 javë para se të sekuestroh­ej sasia rekord e kokainës dhe që në atë moment, Policia bëri shpalljen në kërkim ndërkombët­ar, pasi kishte dyshime se ai ndodhej në Gjermani. Sipas hetimeve, Çekaj, i cili kishte porositur kontejneri­n me 20 tonë banane nga Kolumbia, duket se kishte porositur edhe kokainë. Sipas Policisë, sasia rekord e kokainës prej 613 kilogramës­h u sekuestrua pas një përgjimi 8- ditor të agjentëve policorë në terren. Operacioni ka vazhduar me dorëzim të kontrollua­r për të konfirmuar se ngarkesa do të dorëzohej në magazinën e "Arbri Garden" në Maminas. Sipas burimeve zyrtare të Policisë, agjentët civil të kamufluar kanë vëzhguar kontejneri­n në mënyrë të fshehtë si në Portin e Durrësit, ashtu edhe në magazinat e "Arbri Garden". 8 ditë, kontejneri ka qëndruar në Portin e Durrësit dhe gjithmonë është ruajtur nga agjentët civilë të Policisë. Më pas, kontejneri­n që poshtë dyshemesë kishte 613 kilogramë kokainë, ka shkuar për ta marrë Armando Pezaku. Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në territorin shqiptar. Ngarkesa me banane dhe kokainë ka kaluar transit në Itali dhe Maltë dhe më pas ka mbërritur në Shqipëri. TON marijuanë është sekuestrua­r nga Policia greke, e ngarkuar në një velierë që kishte si destinacio­n Turqinë, ndërsa janë arrestuar dy shtetas ukrainas. Sipas mediave greke, veliera ishte nisur nga Saranda, por Policia shqiptare e hedh poshtë këtë version

 ??  ?? Veliera, me të cilën u trafikua droga
Veliera, me të cilën u trafikua droga
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania