Panorama (Albania)

Krizë e fortë në 2- vjetorin e martesës së Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit, arsyet e sherrit që po flasin të gjithë

-

Në maj, Marina Vjollca festoi 29- vjetorin si gruaja e CEO- s Getoar Selimi, ndërsa në shtator do të ketë dyvjetorin e martesës. Por duket se ky përvjetor nuk është më i miri i mundshëm, pasi cifti Vip është duke kaluar një krizë të fortë. Të njohurit e tyre po flasin për një ndarje të mundshme, por e vërteta është se ata janë konfliktua­r me njëri- tjetrin, një sherr që nuk ka mbetur brenda mureve të shtëpisë, pasi është marr vesh vesh nga të gjithë. Në fakt, nuk është hera e parë që ata konfliktoh­en me njëri- tjetrin që nga dita kur nisën bashkëjete­sën në shtëpinë e re të Getoarit, në një zonë luksoze rezidencia­le në Tiranë.

Sipas miqve të çiftit, nuk mund të themi se ata kanë arritur në një pikë të tillë, pasi ky është stili i tyre: dashuri dhe sherr. Me sa duket pasionin dhe ndjenjën që kanë për njëri- tjetrin e shoqërojnë me skena xhelozie, që janë gjithmonë prezente në jetën e tyre. Kjo, për faktin se Getoari si reper është gjithmonë i lakmuar nga femrat, ndërsa Marina, pas një periudhe të gjatë pa punë, po i rikthehet karrierës televizive.

Ajo do të moderojë një program të ri në “Tv Klan” me Bes Kallakun dhe Olsi Bylykun, që flitet se do të transmeroh­et të shtunën, në vend të programit të Ermal Mamaqit. Për këto ndryshime nuk kanë folur ende vetëm moderatorë­t, por një gjë është e sigurt që Marina më në fund do të rikthehet në ekran. Por ky rikthim nuk është pritur shumë mirë nga Getoari, i cili, sipas burimeve, kërkon ta kontrolloj­ë dhe t’i imponohet gruas së tij në çdo vendim të saj. Sipas atyre që e njohin mirë çiftin, kjo është një nga krizat më të forta që ata po kalojnë dhe që shpresojmë ta hedhin shpejt pas krahëve. Këtë vit, moderatorj­a festoi ditëlindje­n e saj të 29- të, larg ekranit, fakt që e shqetësont­e jo pak, aq sa me shaka e konsideron­te veten “shtëpiake e dëshpëruar”.

Në atë ditë të veçantë për moderatore­n nuk munguan urimet nga më të dashurit e saj, si motra Luana Vjollca apo bashkëshor­ti i saj, CEO i fuqishëm i “Babastars”, Getoar Selimi. Ai u kujdes që të zgjidhte fjalët e duhura për bashkëshor­ten e tij, duke qenë se këtë vit ajo festonte ditëlindje­n larg ekranit. Duke publikuar një foto nga seti fotografik i fundit i saj bashkë me të, ai shkruante: “Ditëlindja jote është rilindje për mua! Gëzuar e shtrenjta ime!”. Menjëherë pas këtij postimi, në llogarinë e reperit mbërritën të tjera urime nga fansat e Marinës. Edhe pse jashtë ekranit, Marina ka tërhequr vëmendjen me postimet në “Instagram”- in e saj. Nuk kanë munguar prej muajsh fotot e pushimeve martesore në vendet më të shtrenjta, një jetë luksoze kjo e siguruar nga bashkëshor­ti i saj, Getoar Selimi. Kujtojmë, se me përçarjen e grupit “Babastars”, me lider Getoarin, anëtarët e larguar, Skivi dhe Cozman, zbuluan dhe aksionet fitimprurë­se të Selimit, që i japin mundësinë të bëjë jetë milioneri. Pak javë më parë, Marina publikoi disa fotografi të reja mjaft provokuese dhe hot. U tha se pasi Marina u bë gruaja e tij, Getoari tregohej fanatik, duke i kontrollua­r madje dhe veshjet që të mos ishin shumë provokuese në spektaklin që ajo moderoi në “Tv Klan”, “C’est la vie”. E pas një periudhe pushimi në televizion, ajo u rikthye me pozat e saj të reja, që u pëlqyen shumë nga ndjekësit e saj. Ky set, natyrisht, që nuk u bë pa qëllim nga Marina, e cila thyen më në fund heshtjen për rikthimin në ekran. Lajmin e dha me anë të një postimi në “Instagram”. Pa zbuluar asnjë detaj lidhur me televizion­in apo formatin që do drejtojë këtë herë, ajo la të kuptohet se planet janë të afërta. “Projekte të reja, shumë shpejt”, shkruante ajo, duke paralajmër­uar rikthimin. Prej kohësh, është diskutuar në media për largimin disi të gjatë të Marinës nga ekrani, por, siç duket, pritjes i erdhi fundi. Por shpresojmë që të mos i vijë fundi edhe martesës së saj, ndër më të komentuara­t në mediat rozë.

Sa i takon karrierës, projekti që Vjollca prezantoi para shkëputjes disamujore ishte “C’est La Vie” në “Klan Tv”, një emision muzikor shumë i veçantë, ndërsa deri tani dihet që projekti i ri do të jetë një talent show. Pak kohë më parë, u fol se emisioni i saj i ri do të kishte për protagonis­të edhe bashkëshor­tin Getoar Selimi dhe Flori Mumajesin, një format për “Klan Kosova”.

Por më pas ishte moderatori Alaudin Hamiti, që mori përsipër autorësinë e programit me titull “E ke yllin”. Për projektin e “Klan Kosova”, Alaudini tregoi se ky spektakël për herë të parë do të shfaqet në Kosovë dhe konkurrent­ët do të këndojnë këngë shqipe. Shumë kolegë të saj e konsiderua­n një lëvizje të gabuar të saj, duke qenë se la punën si bashkëdrej­tuese prej 10 vitesh e “Procesi Sportiv” me Edi Manushin dhe humbi stabilitet­in në punë. Për këtë arsye, Marina, që pas mbylljes së spektaklit “C’est la vie”, iu dedikua një jete të qetë, larg preokupime­ve dhe lodhjes. Në postimet e saj, ajo bënte autoironi, duke e konsiderua­r veten “shtëpiake e dëshpëruar”. Pas martesës me reperin e njohur Getoar Selimi, të gjithë presin një fëmijë nga çifti i njohur i showbizz- it, duke qenë se hapat që ata hodhën në marrëdhëni­en e tyre, ishin të një çifti tradiciona­l, me fejesë e më pas martesë.

Marina, edhe pse një personazh publik dhe e identifiku­ar në karrierën e saj me mbiemrin Vjollca, vendosi të merrte mbiemrin e burrit ( Selimi) gjatë betimit në altar. Ndërsa Getoari, për t’iu përshtatur karrierës së saj në Shqipëri, vendosi të blinte apartament në Tiranë, ku nisën bashkëjete­sën si burrë e grua.

Nga ana tjetër, martesa duket se i largoi fillimisht nga karriera, një shkëputje momentale për Getoarin, por e gjatë për Marinën.

Le të shohim nëse fillimi i sezonit të ri televiziv do të jetë dhe një fillim i ri dhe më i mirë në martesën e tyre.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania