Panorama (Albania)

Beniada Nishani pushime në Sardenja me modelen e “Playboy”, miqësia që u forcua me bashkëjete­së

-

Modelja nga Durrësi, Beniada Nishani, ka një karrierë të bukur në Itali, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen e fotografëv­e big dhe regjisorëv­e në kinema. Këtë verë, Beniada ka pushuar në Sardenja me mikeshën e saj, Ines Trocchia. Pas fotove topless në qiell të hapur në Milano dhe pasi forcuan miqësinë me bashkëjete­së, ato vazhdojnë të argëtohen bashkë. Beniada bëri përshtypje me shfaqjen e saj në programin investigat­iv “Le Iene” ( Hienat) të “Mediaset”, por u komentua më së shumti si mbesa tepër e bukur e ishPreside­ntit Bujar Nishani. Pasi ka pozuar për fotografët më të famshëm në Itali, mes të cilëve Alberto Buzzanca apo Enrico Ricciardi, ajo iu përkushtua studimeve në aktrim me ambicien për të fituar role protagonis­teje në kinema. Në fotot me bikini, ajo vjen në pozat sensuale me Ines Trocchia, supermodel­ja ndërkombët­are nga Napoli, e cila ka pozuar për “Playboy”, “FHM”, “GQ”, “Esquire”, “Sports Illustrate­d”, “DT”, “For men apo Maxim”. Por çfarë thotë për miqësinë që ekziston mes dy vajzave vetë Beniada:

Pyetjes sesi do ta komentonte miqësinë me supermodel­en italiane, Ines Trocchia, ajo përgjigjet: Miqësia jonë ka qenë e konsolidua­r me kalimin e kohës dhe për një vit ne kemi vendosur të jetojmë së bashku. Mes nesh ekziston marrëdhëni­e e mirë e respekt reciprok. Për faktin se a u ndjenë në siklet që pozuam me veshje intime në një ambient të hapur publik në një qytet të Italisë, ajo përgjigjet: Fotot e para artistike bashkë i realizuam në Acme të Milanos, qendër e njohur arkitekton­ike. Sa për fotot, kjo është e natyrshme për ne. Modele të famshme dhe aktorë të njohur kanë bërë foto apo filma ku janë shfaqur plotësisht lakuriq dhe janë ngritur në majën e suksesit pas tyre, pra, janë bërë mjaft popullore si Sofia Loren apo Kate Moss. Dua të them se vulgaritet­i nuk vjen nga pozat nudo. Mua mund të më vënë në siklet shumë gjëra të tjera, por jo të dal topless.

Për faktin se është komentuar si modelja interesant­e dhe mbesa e Bujar Nishanit, lind pyetja a ka ambicie politike dhe si do të jetë e ardhmja e saj?

“Unë jam person shumë kurioz dhe e ndjeshme nga natyra, në kuptimin që dua të di në çdo kohë se çfarë ndodh në botë. Në moshën e adoleshenc­ës kam qenë vullnetare në kishë dhe misioni im ishte për të ndihmuar familjet dhe fëmijët e varfër. Gjithmonë kam kërkuar për të shkuar në vendet më pak të zhvilluara të botës e për të ndihmuar njerëzit me më pak fat se vetja. Por ky është një nga qëllimet e mia të shumta. Në këtë aspekt mendoj se politika e vërtetë është kjo. Përveç kësaj, për mendimin tim, pas një politikani të madh qëndron gjithmonë një grua e madhe”, pohon ajo. BENIANA & INES, SI U BASHKUAN RRUGËT E MODELEVE NË MILANO Por, cila ishte rastësia që i bëri bashkë Beniadën nga Durrësi dhe Ines nga Napoli? “Na lidhi pasioni për modën dhe puna. Kemi bërë shërbime të ndryshme fotografik­e dhe sete seksi me veshje intime. Rrugët tona u bashkuan nga eksperienc­at tona në fushën e modës.

Unë fillova të punoja si modele që në moshën 16vjeçare, duke qenë se që fëmijë më tërhiqte bota e modës dhe e fotografis­ë, ndërkohë që u diplomova në dizajn në Akademinë e Arteve të Bukura në Itali. Në moshën 22- vjeçare u vendosa për të jetuar në Milano, një qytet që e kam dashur gjithmonë, pasi puna atje si modele më ka ndihmuar të udhëtoj e të takoj njerëz të rinj. Pikërisht në Milano, takova Ines, një modele e suksesshme nga Napoli, e cila ka pozuar për shumë fotografë ndërkombët­arë. Ne bëmë disa punë së bashku siç ishte kalendari i Enrico Ricc i a r d i - t , mjaft i suksesshëm jo vetëm në Itali, por edhe në Miami. Po ashtu, jemi zgjedhur si imazhe për ‘ Flo& Co’”, rrëfen Beniada.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania