Panorama (Albania)

Beniada: Jam e lirë dhe pa turp si Carrie e “Sex and the city”

-

Pika më e fortë e fizikut tënd? Ato që bien në sy tek unë janë këmbët, që mendoj se i kam trashëguar nga babai.

Si aktore e ardhshme, "Sex and the city" është filmi yt i preferuar dhe me cilën nga protagonis­tet ngjason më shumë?

“Sex and the city” është një nga filmat që unë dua më shumë, sepse në jetën time kam tri mikesha, vajza fantastike, e secila prej tyre përfaqëson përkryer protagonis­tet. Ky film është shumë më i vërtetë se ajo që ju besoni. Këto femra janë gjeneratat e reja, gra të lira dhe të emancipuar­a, që flasin për çdo gjë pa turp. Natyralite­ti është çelësi për çdo gjë në jetë. Më e afërt me karakterin tim është pa dyshim Carrie, por unë jetoj me një dozë më të lartë të çmendurise se ajo. Burri i ëndrrave të tua? Burri i ëndrrave të mia? Me siguri, ai duhet të jetë i arsimuar dhe shumë i këndshëm, pra të dijë të më bëjë të qesh. Çfarë nuk do të falje në një lidhje dashurie? Raporti nuk e pranon mungesën e sinqeritet­it dhe tradhtisë. Këto gjëra nuk mund t’i konceptoj. Unë do të doja të kisha një familje me vlerat e së kaluarës. Edhe pse sot shumë të rinj ndalojnë te pamja, gjë që i pengon të shkojnë përtej asaj që ata e shohin. Kështu që të qenit një grua e bukur, shpesh është një handikap në vetvete. Aktori më i bukur në botë për sytë e tu? Aktori më i bukur do të mbetet gjithmonë për mua Brad Pitt . Më tërheqin djemtë flokëverdh­ë e me sy në ngjyrë të hapur. Por, kurrë mos thuaj kurrë. Modelja idhull? Candice Swanepoel është një nga modelet që unë dua dhe e respektoj profesiona­lisht. Për ty ekziston dashuria mes të njëjtit seks? Për mua dashuria është ndjenjë universale dhe nuk jam kundër dy grave që e duan njëra- tjetrën. Në jetën private, secili person është i lirë të bëjë atë që e bën të ndihet mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania