Panorama (Albania)

Alesia Bami bëhet pronare e fuqishme 20 vjeçe, larg ekranit hap dyqan dhe restorant luksoz

-

Një dyqan veshjesh në periferi të Tiranës dhe një restorant luksoz janë bizneset e reja të ish- velinës së “Stop”, Alesia Bami. Dyqanin që mban emrin e saj e ka hapur tashmë, ndërsa për restoranti­n është duke punuar për inagurimin e tij. Alesia u largua përfundimi­sht nga emisioni “Stop” dhe nga “Klan Tv” sezonin e kaluar dhe duket se ky largim i hapur dyer të reja ishvelinës. Ajo bëri bujë me largimin e saj nga emisioni satiro- investigat­iv “Stop”, largim që i eci mirë ish- velinës sepse e shikojmë të angazhuar në disa projekte. Së pari, ajo u përfshi direkt si balerinë në emisionin “E diell” në “Top Channel” në krah të Edi Manushit dhe krahas këtij angazhimi në ekran, ajo realizoi ëndrrën e saj për të pasur bizneset e saj dhe për të qenë pronare, edhe pse është vetëm 20vjeçe. Në një mbrëmje inaguruese për dyqanin, të organizuar në Tiranë, ajo e prezantoi biznesin e saj personal në prani të familjes së saj, që përbëhet nga dy prindërit dhe vëllai. Kujtojmë që Alesia Bamin e pushuan nga puna në “Stop”, pasi, sipas saj, nuk mori leje te drejtuesit për një intervistë që dha në televizion­in “Top Channel”. Ajo deklaroi se “u hodh në rrugë” nga produksion­i i programit investigat­iv, por “Top Channel” mendoi që të mos e linte në baltë balerinën Bami, duke i ofruar asaj një vend pune brenda një kohe të shkurtër. Ai që i zgjati dorën për t’ia shtuar grupit të prezantues­eve seksi të “E diell”, ishte pikërisht Edi Manushi. Alesia iu bashkua këtij emisioni të dielave në rubrikën e lotarisë, që i bashkëngji­tet programit, por ende nuk dihet ç’do të bëjë këtë sezon. Alesia iu bashkua klubit të vajzave seksi në krah të Edi Manushit, mes të cilave: Fjoralba Ponari, Nevina Shtylla, Einxhel Shkira dhe Argjira Spanca, blogerja seksi nga Prishtina, që zëvendësoi këngëtaren Jonida Maliqi, e cila u tërhoq nga “E diell”, për shkak të angazhimit në Festivalin Europian. Vetë Alesia deklaroi se e pushuan nga puna me një mesazh telefonik nga programi investigat­iv “Stop”, për arsyen e vetme se kishte shkuar të jepte intervistë në televizion­in konkurrent të drekës, që moderohet nga Bieta Sulo. Alesia Bami njihej si velina e “Stop”, e cila paralelish­t angazhohej edhe si fotomodele. Pas largimit nga “Klan”, Alesia e mblodhi shpejt veten, duke bërë të tjera plane për jetën. Brenda natës që nuk u shfaq në “Stop”, ajo postoi në “Instagram” foton e veshur si nuse me vello, ku paralajmër­onte plane të tjera dhe të mëdha për veten. Foton në fjalë e shoqëroi me statusin për veten “Një princeshe i duhet një kështjellë, jo një kasolle”. Ndërkohë, ajo hapjen e biznesit të ri e ka shoqëruar me një set fotosh artistike, ku pozon në natyrë me fustane mbrëmjeje. Ndërkohë verën po e shijon edhe në plazh, pasi poston shpesh foto superseksi me bikini.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania