Panorama (Albania)

Kukësi hakmerret për Superkupën, Partizani i përulet

Vendos penalltia e Vasil Shkurtajt, tremb dëmtimi i kapitenit Musolli

-

Kukësi i kthen reston Partizanit, pasi brenda pesë ditëve verilindor­ët arritën të "hakmerren" për disfatën në finalen e Superkupës.

Skuadra e trajnerit Franko Lerda e ka nisur keq mbrojtjen e titullit kampion, pasi mbrëmë janë mundur 10 në "Elbasan Arena", ku vendosi goli i shënuar nga Vasil Shkurtaj në minutën e 39- të nga pika e bardhë e penalltisë. Ky duel rivalësh i pati thuajse të gjitha, ku arbitri ndërkombët­ar Enea Jorgji, pasi u tregua dorështrën­guar në fillim, më pas nuk i kurseu kartonët, madje brenda minutës së 62- të të dyja ekipet mbeten me nga një lojtar më pak, pasi Lulaj dhe Solomon u ndëshkuan me kartonë të kuq, pas përplasjes që ata patën në fushë. Trajnerit Duro i doli fjala, pasi para ndeshjes pohoi se do ta surprizont­e ish- ekipin e tij në premierën e kampionati­t.

Pjesa e parë - Duro i përgjigjet Lerdës me të njëjtën skemë, 3- 5- 2, që duhet thënë funksionoi më mirë, pasi në pjesën e parë verilindor­ët ishin zotër të mesfushës. Sa i përket Partizanit, Jasir Asani përfundoi në tribunë, thuhet për shkak dëmtimi, ndërsa Solomon e nisi nga stoli. Ishte Partizani që e nisi me raste ndeshjen, por Kukësi, falë strategjis­ë së ndërtuar, arriti t'i bllokojë të kuqtë që në gjysmëfush­ën e tyre, duke ditur se aksionet i nisin nga treshja e mbrojtjes. Duke i marrë zotërimin e topit, Kukësi është më qartë në lojë, ndërsa Partizani është i zgajtur në fushë dhe u pa mungesë komunikimi mes reparteve. Në minutën e 34- t, kapiteni Musolli del nga fusha, për shkak të një problemi fizik dhe në vend të tij hyn Rroca. U desh gabimi i vetëm i rumunit Boldor, që shkaktoi penallti, që Kukësi të gjejë golin me Shkurtajn. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1- 0 për Kukësin.

Pjesa e dytë- Të kuqtë e nisën me dy zëvendësim­e, ku Bardhi dhe Melo ia lanë vendin Solomonit dhe Çinarit. Të kuqtë rregullojn­ë shumë në lojën e tyre dhe janë dominues në volum ndaj kundërshta­rit, por mungon qartësia në finalizim. Kukësi ndonëse vuajti presion, me anë të kundërsulm­it mund të dyfishonte, por u pa qartë se ekipi ka mangësi fizike, pasi rendimenti erdhi duke u ulur shumë. Edhe fati nuk ishte me Partizanin, pasi në të 69- ën Kukësit i vjen në ndihmë shtylla pingule që ndal topin e gjuajtur nga Mala. Në pjesën e mbetur të lojës thuajse nuk ndodh asgjë tjetër, ndaj festa ishte e gjitha për Kukësin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania