Shpëtim Duro: Kukësi tregoi nivel, na duhen ende blerje

Panorama (Albania) - - SPORT -

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, foli për mikrofonin e "Supersport" pas triumfit ndaj Partizanit në javën e parë të kampionati­t. Tekniku i verilindor­ëve analizoi këtë sukses të skuadrës me optimizëm, por në të njëjtën kohë i bëri apel presidenti­t Gjici për ndonjë afrim tjetër: "Jam i lumtur për këtë fitore të parë ndaj Partizanit, por në të njëjtën kohë më duhet të them se më djeg ende humbja në finalen e Superkupës së Shqipërisë. Skuadra tregoi nivel. Në një grup me vetëm 10 ditë stërvitje, kemi bërë një ndeshje të mirë. Ishte çështje fati. Edhe djemve u kam thënë që jemi skuadër shumë e mirë, por duam kohë që të dalim në lojën tonë. Me gjithë problemet e organizimi­t në repartin e mbrojtjes, them se jam shumë i kënaqur. Sidomos me 3 pikët. Çfarë nuk më pëlqeu? Fakti që nuk e mbyllëm ndeshjen, sepse rezultati 1- 0 nuk të jep asnjëherë garanci. Të mban gjithmonë në tension, aq më shumë duke parë se në pjesën e dytë na mungoi pasimi i fundit, por edhe finalizimi në disa raste të ndërtuara nuk ishte ai i duhuri nga ne. Prandaj, shpresoj që nesër ( sot) të na bashkohet Abazaj në grup. Nuk jemi ende një grup i kompletuar. Na është dëmtuar Musolli, ndaj shpresoj që te Kukësi të ketë ende ndonjë afrim tjetër".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.