Panorama (Albania)

Panorama zodiakale

-

DASHI

Ju presin emocione të bukura gjatë kësaj të shtune, edhe pse në dashuri mund të hasni në disa momente kritike. Me gjasë disa situata nuk do të jenë ideale, sidomos për një histori që ka filluar tani.

DEMI

Të lindurit e kësaj shenje duhet të lënë mënjanë dembelizmi­n, por duhet të nxjerrin në pah entuziazmi­n dhe dëshirën për të vepruar, pasi mundësitë nuk do të mungojnë.

BINJAKET

Disa nga të lindurit e kësaj shenje mund të kenë debate në dashuri. Vështirësi parashikoh­en edhe në raportet ndërperson­ale, ndaj bëni kujdes në menaxhimin e emocioneve.

GAFORRJA

Kjo periudhë është e mbushur me dyshime në sferën profesiona­le dje me momente krizash. Në dashuri gjithçka do të varet nga sjellja juaj, nëse do e lini veten të lirë do të merrni emocione pozitive.

LUANI

Ju pëlqen që të jeni protagonis­t, por në këtë moment duhet të mundoheni që të nxirrni në pash vlerat tuaja. Yjet janë në anën tuaj, edhe në dashuri.

VIRGJERESH­A

Kjo ditë nuk do ju gjejë në humorin e duhur, por pavarësish­t kësaj mos u dekurajoni. Më vonë, situata do të vijë duke u përmirësua­r, duke shijuar më në fund relaksim e dëshiruar.

PESHORJA

Kjo e shtunë do ju gjejë disi të trishtuar dhe acaruar për shkak të asaj që ndodh përreth jush. Do të jeni nën ndikimin e ambientit përreth, duke bërë që të keni diskutime të vazhdueshm­e.

AKREPI

Mundohuni që të relaksohen­i sa më shumë që të jetë e mundur dhe të shmangni situatat stresuese. Kjo do të thotë të rrish larg personave që ju krijojnë probleme, larg debateve dhe tensioneve të kota.

SHIGJETARI

Duhet të mundoheni që të relaksohen­i disi dhe të shmangni mbingarkes­ën. Edhe pse jeni natyrë hiperaktiv­e dhe ju pëlqen të bëni shumë gjëra, vjen një moment kur pushimi është gjëja më e mirë që duhet bërë.

BRICJAPI

Kjo e shtunë parashikoh­et të jetë mjaft pozitive, ku yjet do të jenë në anën tuaj dhe ju ftojnë që të guxoni dhe të tregoni hapur gjithë sa ndjeni. Në dashuri situata do të jetë mjaft e favorshme.

UJORI

Yjet do ju japin dorë nga pikëpamja financiare. Problemet që keni nuk mund të zgjidhen brenda një kohe të shkurtër, por përmirësim­et në sajë të hyrjeve shtesë, do të jenë të dukshme.

PESHQIT

Kjo ditë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur! Mundohuni që të mos dekurajohe­ni, pasi është një fazë tranzitore, sidomos sa i takon punës. Ka disa situata që duhen sqaruar, madje edhe mbyllur.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania