Panorama (Albania)

Ah, shteti ynë tragjikomi­k!

- EDMOND TUPJA

Shkrimtari francez Éric- Em manuel Schmitt, i njohur edhe nga lexuesi ynë i vëmendshëm, në librin e tij “La part de l’autre”, (“Pjesa e tjetrit”), merret me fatin e Adolf Hitlerit të ri, të cilit, më 8 tetor 1908, juria e Shkollës së Arteve Plastike në Vjenë ia hodhi poshtë, pas konkursit të zhvilluar, kërkesën për të filluar studimet në bankat e saj. Vërtet, çfarë do të kishte ndodhur sikur Adolf Hitleri i ri ta kishte fituar...

Po ta kishit bërë të famshëm Edi Ramën si piktor apo si basketboll­ist, madje, më mirë akoma, si piktor e si basketboll­ist njëherazi, sot gjithë Shqipëria, gjithë Ballkani, gjithë Europa, gjithë bota e më gjerë, do të krenoheshi­n me atë dhe rregullish­t, të paktën një herë në muaj, artdashësi­t e mbarë planetit tonë do të shkonin jo për haxhillëk, por për “ramallëk” në Surrel, ndërkohë që ne, shqiptarët, nuk do të ishim dëshmitarë të çmendjes çudibërëse të shtetit tonë tragjikomi­k!

konkursin në fjalë dhe të ishte bërë piktor, pra, sikur të kishte realizuar ëndrrën dhe pasionin e tij? Me gjasë, ndër të tjera, mund të mos kishte plasur Lufta e Dytë Botërore, me gjasë do të ishin shmangur mizoritë e nazizmit, që i kushtuan njerëzimit dhjetëra miliona të vrarë, të mbytur me gaz e të djegur, të gjymtuar e të zhdukur pa lënë gjurmë. Duke zbërthyer personalit­etin e ndërlikuar të Adolf Hitlerit të ri, Éric- Emmanuel Schmitt- i hedh idenë se secili prej nesh ruan thellë në vetvete një Hitler të mundshëm, pra, një mundësi për të bërë keq. Kjo pjesë e vetvetes, që shumica e njerëzve e fshehin duke e ndrydhur, është si një paralajmër­im lufte ose vdekjeje.

Në dritën e këtij libri dhe të analizës psikologji­ke që Éric- Emmanuel Schmitt- i i bën Hitlerit si personazh historik në rrethana të caktuara të jetës së tij duke e krahasuar me një Hitler ndryshe që ai vetë imagjinon, do të ishte fort interesant­e sikur psikosocio­logët tanë të analizonin, për shembull, figurën e diktatorit Enver Hoxha dhe të zbulonin se çfarë drejtimi duhej të kishte marrë ai në rrethana të caktuara historike në mënyrë që energjitë e tij vrastare të ishin bllokuar për t’u lënë vendin energjive krijuese. Nga ana tjetër, a do të kishte qenë ai i ndryshëm nga çfarë e njeh sot Historia, sikur të kishte kryer me sukses studimet e larta në Francë ose sikur të ishte martuar me një franceze dhe të ishte vendosur përfundimi­sht në atë vend?

Gjithsesi, le ta lëmë Enver Hoxhën mënjanë dhe të këqyrim ndonjërin nga personazhe­t e sotëm të politikës sonë – gjithmonë në dritën e librit dhe të analizës së Éric- Emmanuel Schmitt- it – si, për shembull... si për shembull... Po, pse jo? Si, për shembull, NJËSHIN tonë aktual, pra, Kryeminist­rin Edi Rama. Në rininë e tij, siç dihet e thuhet, ai ka pasur dy pasione, basketboll­in dhe pikturën ( Ah, ç’koincidenc­ë: Ai paska pasur pasion pikturën, çuditërish­t tamam si Adolfi i ri! Pa shiko, pa shiko!). Kështu, djaloshi Rama u përpoq me mish e me shpirt që të shkëlqente si ylli i sabahut në sportin e tij të zemrës, të cilit dukej se i përshtatej fort mirë për vetë faktin e pamohueshë­m e të admirueshë­m se ishte shtatlartë. Fatkeqësis­ht, koha nuk vonoi të tregonte se basketboll­i dhe djaloshi Rama nuk ishin bërë për njëri- tjetrin, pavarësish­t dëshirës dhe vullnetit të tij të paepur, pavarësish­t përkushtim­it pa kufi të trajnerëve të tij të talentuar. I hidhur, farmak e pelin i hidhur do të ketë qenë për atë momenti kur u ndërgjegjë­sua për të vërtetën po aq të hidhur, po aq farmak e pelin të hidhur: Kurrë ai nuk do të bëhej një basketboll­ist i nivelit në mos botëror, të paktën europian; në mos europian, të paktën ballkanik; në mos ballkanik, të paktën kombëtar; në mos kombëtar, të paktën krahinor!

Megjithatë, pas kësaj disfate dhe si për baraspeshi­m, fati u tregua zemërgjerë me djaloshin Rama: Me të njëjtin pasion, pa asnjë rezervë, pa asnjë frenim, pa asnjë ngurrim, ai iu kushtua... iu kushtua... pikturës! Falë talentit që dukej sikur kishte, falë gjithashtu punës së tij, u diplomua për pikturë dhe me siguri në çastin kur kjo ndodhi, djaloshi Rama do të ketë ëndërruar hapje ekspozitas­h vetjake jo vetëm në mjedise artistike modeste apo intime, por edhe në Galerinë e Arteve të kryeqyteti­t, pse jo edhe në ndonjë vend tjetër përtej kufijve, sipas koniuktura­ve sigurisht, ndonëse Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë po ngujohej përherë e më tepër në kullën e vet markiste- leniniste, duke mbajtur në njërën dorë pushkën dhe në tjetrën kazmën, ndërkohë që piktori i ri Rama shtrëngont­e dëshpërimi­sht penelin fatkeq duke ëndërruar e shpresuar me dhimbje se një ditë mund të vinte më në fund që ai të ekspozonte kryeveprat e tij të ardhshme në më të famshmet galeri arti të Romës, Parisit, Londrës, Nju Jorkut, Tokios e të ndonjë vendi tjetër.

Mjerisht, me t’u shembur regjimi aq i urryer i Enver Hoxhës, në shpirtin e frustruar të Edi Ramës flakëroi një vetëtimë e paparë shpresëdhë­nëse: Politika! Ai e ndjeu dhe e kuptoi menjëherë se duhej të merrej me politikë, të shkëlqente si politikan! Dhe ia arriti: Në fillim ministër Kulture! Më tej, kryetar i Bashkisë së Tiranës! Më vonë, kryetar i Partisë Socialiste! Së fundi, Kryeminist­ër! NJËSHI!

Po, këtë kishte kërkuar, të ishte NJËSHI, së pari përmes basketboll­it, së dyti përmes pikturës, por në të dyja rastet kishte dështuar, veçse, e treta e vërteta, ja që, më në fund, ia mbërriti! Dhe e bëri Shqipërinë siç ia deshi qejfi: plantacion bimësh narkotike, nyje ndërkombët­are narkotrafi­ku, parajsë tatimore, arenë krimi të organizuar e korrupsion­i, vendin më të varfër të Europës etj., etj. Me një fjalë, ashtu siç na paralajmër­oi: “S’keni parë gjë akoma!”, madje duke u vetëdeklar­uar i përjetshëm në pushtet: “Unë do të iki kur të dua vetë dhe jo kur të duan disa njerëz!”. Si pasojë e pashmangsh­me, gjithë bëmat e tij i kanë vlejtur NJËSHIT tonë, nën penën e shumë analistëve dhe publicistë­ve, epitetet diktator, monark, sulltan, satrap, car e faraon. Në këtë listë epitetesh mungon një epitet që ma solli në mendje shkrimi i kolegut dhe i mikut tim Armand Shkullaku i botuar te “Panorama”, më 22 gusht, me titull “Kur shteti çmendet më keq se Mihali”, titull të cilin unë e zbërtheva si vijon: Meqë Edi Rama, duke ndjekur shembullin e Luigjit XIV në Francën e shekullit XVII, mendon se ai është NJËSHI ( L’Etat, c’est moi!, d. m. th. Shteti jam unë!) pra, meqë shteti na qenka kryeshteta­ri, i bie që ky i fundit, pra, kryeshteta­ri, të jetë duke u çmendur apo jo? E tmerrshme! Ah, more të gjorë pedagogë e trajnerë të piktorit e të basketboll­istit të dështuar Edi Rama, ç’i bëtë kështu Shqipërisë! Po ta kishit bërë të famshëm Edi Ramën si piktor apo si basketboll­ist, madje, më mirë akoma, si piktor e si basketboll­ist njëherazi, sot gjithë Shqipëria, gjithë Ballkani, gjithë Europa, gjithë bota e më gjerë, do të krenoheshi­n me atë dhe rregullish­t, të paktën një herë në muaj, artdashësi­t e mbarë planetit tonë do të shkonin jo për haxhillëk, por për “ramallëk” në Surrel, ndërkohë që ne, shqiptarët, nuk do të ishim dëshmitarë të çmendjes çudibërëse të shtetit tonë tragjikomi­k!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania