Dëshmia e tij zbardhi vrasjen, 27- vjeçari tregoi si ndodhi krimi në Tiranë

Gjykata e la në burg për akuza të tjera. Veliaj është dënuar më herët për armëmbajtj­e pa leje dhe shitje të heroinës

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Zbardhi vrasjen e 26vjeçarit, Indrit Çelaj, Lorenc Veliaj u la në burg nga Gjykata e Tiranës për tri vepra penale, për të cilat ishte shpallur në kërkim më parë.

Seanca u zhvillua dje me dyer të mbyllura, ku Veliajt, personazhi­t kyç në zbardhjen e krimit që tronditi kryeqyteti­n tri ditë më parë, iu komunikuan akuzat. Në lidhje me vrasjen e Çelajt, duke iu referuar njoftimit zyrtar, nga veprimet hetimore, ka rezultuar se të shpallurit në kërkim, kanë biseduar me Veliajn, me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes. Por, në polici, Veliaj i ka treguar të gjitha. Më pas, ai është vënë në pranga, pasi më herët është shpallur në kërkim për vepra të tjera penale nga Polica e Tiranës.

DËNIMI Veliaj, i cili rezulton të kishte marrëdhëni­e shoqërore me vëllezërit Kusi, është dënuar në vitin 2013 nga Gjykata e Tiranës me 5 vite e 4 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtj­e pa leje. Duke iu referuar vendimit, Veliaj është kapur në flagrancë, teksa shiste lëndë narkotike të llojit heroinë. Gjatë kontrollit, në banesën e tij janë gjetur edhe armë dhe sasi të tjera të lëndës narkotike, që ka rezultuar të jetë heroinë.

NGJARJA Duke iu referuar vendimit të Gjykatës, në datën 1 mars 2013, Lorenc Veliaj ka dalë nga banesa e tij me një motor tip “Papaq”, ka takuar, biseduar dhe shkëmbyer nën dorë diçka, një send të vogël me shtetasin A. K., i cili po e priste. Bazuar në veprimet e dyshimta të kryera mes këtyre dy personave, Lorenc Veliaj dhe shtetasit A. K., Policia ka ndaluar dhe kontrollua­r këtë të fundit, të cilit i është gjetur një qese e mbyllur me djegie. Nga kontrolli, është konstatuar se brenda qeses kishte material pluhur, i dyshuar për lëndë narkotike e llojit heroinë. Shtetasi A. K. ka pranuar faktin se këtë lëndë ia kishte shitur i pandehuri Lorenc Veliaj dhe se ai vet ishte përdorues i lëndëve narkotike. Menjëherë është bërë dhe ndjekja e të pandehurit Lorenc Veliaj, i cili është konstatuar se ka hyrë dhe ka dalë shumë me shpejtësi nga banesa e tij. Në momentin që ka dalë nga banesa, i pandehuri Lorenc Veliaj ka kuptuar që po ndiqej nga punonjës të Policisë dhe ka tentuar të largohet me motor, të cilin e ka braktisur, dhe pas rreth 50 metrash është kapur nga Policia.

ARMËT Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Lorenc Veliajt, në dhomën e gjumit të këtij shtetasi në vitin 2013, në xhepin e djathtë të një pale pantallona­ve xhins, është gjetur një qese me ngjyrë rozë, brenda së cilës ndodheshin 27 paketime ( doza) të mbyllura me djegie. Gjithashtu, po në këtë dhomë, në një arkë me ngjyrë të bardhë, është gjetur një pistoletë e nikeluar me mbishkrimi­n “Bruni”, model 85, kalibër 8 mm, me krehër pa fishekë. Gjatë kontrollit në ambientin e jashtëm të banesës, në oborr, në cep të banesës në anën e djathtë të hyrjes, janë gjetur të mbështjell­a me një bluzë ngjyrë lejla, një palë doreza të zeza, një bluzë e zezë me mëngë të gjata, 2 kapuça në formë maske po me ngjyrë të zezë, një automatik kallashnik­ov me numër serie 2749- 96 me një krehër me 36 fishekë të vendosur në fole dhe me një fishek në fole, një palë targa automjeti 440 KS 620 dhe një motor skuter pa dokumente. Në pjesën e pasme të banesës, në një depo, është gjetur e fshehur pas dy fuçive dhe e mbështjell­ë me një rrobë, një armë luftarake model 56 me numër serie 11111309, si dhe dy krehra pa fishekë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.