Panorama (Albania)

Gjonaj 700 euro për një natë në hotel, PD: Sa dy vite bukë për një familje në nevojë

Reagon Kryeminist­ri Rama për publikimin e lajmit: Ç’ke ngrënë në atë kazan ku e gjetur, është gjellë e prishur

-

Partia Demokratik­e reagoi dje pas publikimit të lajmit mbi shpenzimet e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në udhëtimet jashtë vendit.

Ish- deputetja e PD- së, Oriola Pampuri, theksoi se shpenzimet e ministres Gjonaj, që shkonin 700 euro për një natë fjetjeje në hotel, janë dëshmi e abuzimit qeveritar. "Qytetarët varfërohen çdo ditë e më shumë, pasi në xhepat e tyre është futur dora e hajdutëve të paskrupull­t në qeveri", theksoi Pamuri. Duke bërë një krahasim të parave që jepen për ndihmën ekonomike dhe atyre të shpenzuara në një natë nga ministrja, ish- deputetja demokrate theksoi se 700 euro është shuma e ndihmës ekonomike që merr një person i varfër për një hark kohor të dy viteve, ndërsa ministrja i shpenzon në një natë. "Ministrja e Edi Ramës, Etilda Gjonaj, ka standard tjetër nga ai i qytetarëve të varfër të këtij vendi. Nëse një familje merr 3000 lekë të rinj ndihmë ekonomike, edhe këtë pasi kalon në disa filtra abuzive të përzgjedhj­es, zonjëza preferon hotelet ku paguhet 700 euro nata. Pra, një natë luksi për Etilda Gjonajn është dy vite bukë për një familje në nevojë", theksoi Oriola Pampuri. Në vijim të reagimit të saj, ish- deputetja e PD- së bëri një krahasim të nivelit të pagave të disa profesione­ve bazike në vend, duke theksuar se: "Kaq nuk paguhet as një mjek, i cili punon në kushte të vështira për të shpëtuar jetë njerëzish, po ashtu do ta kishte ëndërr një mësues, inxhinier apo një profesor, i cili ka një jetë nëpër auditorë. Por ndrikullat e Ramës, sapo ulen në karriget ministrore, vendosin maskën e ' aristokrat­it' dhe në kurriz të qytetarëve të ndershëm hipin e zbresin avionëve, duke çuditur botën me luksin e tyre prej të babëzituri". Ish- deputetja e PD- së vijoi më tej denoncimin e saj, duke i cilësuar të turpshme shpenzimet e ministres. Ajo theksoi se burgjet që janë në varësi të Gjonajt janë mbushur me njerëz të varfër, ndërsa ajo bën shpenzime luksi. "E turpshme! E si pa të keq, kjo ministre promovon kushtet e burgjeve, që në fakt janë mbushur me njerëz të varfër e të pamundur, që janë aty për një faturë të papaguar të energjisë elektrike dhe ku në fakt aty duhet të ishin nga ajo e deri te kolegët e saj e të gjithë ata që i ndihmuan të blinin e te vidhnin vota që të vinin në pushtet e ajo të ishte ministre. Paradoksi që kjo qeveri u ka ofruar shqiptarëv­e është i pashembull­t, modeli më i shëmtuar që realiteti postkomuni­st ka provuar ndonjëherë. Qytetarët sot janë të neveritur nga kjo qeveri bandash e mashtruesi­sh. Ata meritojnë të jetojnë si qytetarë europianë, jo si skllevër për të mbajtur mbi supe njerëz të babëzitur për para e pushtet, njerëz të paskrupull­t që në emër të karriges e pushtetit shesin e blejnë gjithçka", përfundoi qëndrimin e saj ish- deputetja e PD- së, Oriola Pampuri.

KRYEMINIST­RI Edhe Kryeminist­ri Rama reagoi dje për lajmin e publikuar mbi shpenzimet e ministres Gjonaj gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë Shqipërisë. Duke replikuar me një komentues në rrjetet sociale, Kryeminist­ri i cilësoi si "llafe kazani" lajmet e dala mbi shpenzimet e Gjonajt. "Ti mua më merr të keqen se jam shumë më tepër popull se ti, se jetoj çdo ditë e çdo natë me këtë popull dhe ndjek nga 100 halle njerëzish të zakonshëm në ditë, përveç punëve të tjera, po që ta marrësh vesh ti, e ke gabim krejt këtë punën e kilometrav­e- hotele dhe ç’ke ngrënë në atë kazan ku e gjetur, është gjellë e prishur", theksoi Rama në replikën e tij me komentuesi­t në "Facebook", të cilët i kërkonin atij të merrte masa ndaj Gjonajt. Gazeta "Panorama" kërkoi dje një reagim zyrtar nga ana e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, mbi udhëtimet dhe faturat që janë paguar. Por ajo nuk pranoi të jepte asnjë koment mbi këtë lajm të publikuar.

 ??  ?? Etilda Gjonaj
Etilda Gjonaj
 ??  ?? Faksimile të faturave të hoteleve ku ka qëndruar ministrja Gjonaj
Faksimile të faturave të hoteleve ku ka qëndruar ministrja Gjonaj
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania