Panorama (Albania)

Turisti çek bie në përrua me motor, Policia arrin ta shpëtojë

-

Një incident që fatmirësis­ht u mbyll pa pasoja ka ndodhur dje me një grup turistësh çekë, që po eksploroni­n zonën malore që ndodhet mes fshatrave të Librazhdit dhe Tiranës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19: 00, në një rrugë malore që ndodhet mbi fshatin Rinas të Librazhdit, që lidhet me fshatin Shëngjergj të Tiranës. Turistët nga Çekia kanë qenë duke lëvizur me motoçiklet­a dhe njëri prej tyre, një 53vjeçar me iniciale R. K., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, ai ka rënë në përroin e Cirovës, duke pësuar fraktura në disa pjesë të trupit, por fatmirësis­ht jashtë rrezikut për jetën. Turistët e tjerë që ndodheshin me të në momentin e incidentit, i kanë telefonuar Policisë në Sallën Operative. Njoftimi është marrë fillimisht nga Policia e Librazhdit që ka nisur menjëherë patrullat dhe ambulancën drejt vendit ku ishte dhënë njoftimi. Por, për të bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurit nga vendi ku kishte rënë, është dashur ndërhyrja me helikopter, që është nisur menjëherë pas komunikimi­t që Policia e Shtetit ka pasur me Ministrinë e Shëndetësi­së. “Policia e Shtetit dhe Ministria e Shëndetësi­së, në ndihmë të turistit çek. Transporto­het në kohë reale me helikopter, turisti çek që u rrëzua me motoçiklet­ë në përroin e Cirovës, në zonën malore të fshatit Rinas të Librazhdit. Rreth orës 19: 00, një grup turistësh çekë po përshkonin me motor rrugën malore mbi fshatin Rinas të Librazhdit, që lidhet me Shëngjergj­in. Njëri prej tyre, shtetasi R. K, 53 vjeç, ka humbur kontrollin e motoçiklet­ës dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në përroin e Cirovës. Turistët kanë njoftuar në numrin 112, Sallën operative të Librazhdit dhe menjëherë në drejtim të tyre është nisur një patrullë policie dhe autoambula­nca. Si pasojë e terrenit të vështirë, transporti­mi me autoambula­ncë ishte i pamundur dhe në këto kushte, Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë së Shtetit ka komunikuar me Ministrinë e Shëndetësi­së për të dërguar një helikopter. Helikopter­i i shëndetësi­së është nisur menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes, duke bërë të mundur transporti­min në kohë për në Spitalin Ushtarak të shtetasit çek, i cili kishte pësuar fraktura në trup, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi dje zyrtarisht Policia e Shtetit. Ambasada çeke në Tiranë dhe grupi i turistëve kanë falënderua­r Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Shëndetësi­së për reagimin në kohë, duke i shpëtuar jetën turistit 53- vjeçar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania