MEMA: NUK DUA QË TIRANA TË ULË RITMIN

Panorama (Albania) - - SPORT -

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, deklaroi se skuadra e tij ka ende shumë gjëra për të përmirësua­r. "Po e nis nga e fundit, pritshmëri­të janë të mëdha për Tiranën këtë vit. Duam vazhdimësi. Është herët të flas për ekipin. Pashë që kemi ende problemati­ka. Nuk kënaqem me këtë ndeshje. Më pëlqeu atmosfera. Pjesa e dytë? Fola në pushim dhe i thashë të mos e ulim ritmin në asnjë moment. Për këtë u mërzita pak. Ekipi ka kualitete, do t'i shohim ndeshjet hap pas hapi. Ndoshta Luftëtari ka qenë i paorganizu­ar muajt e fundit. Por, ne na duhen 3 pikët. Merkato? Ndoshta, por nuk mund të flas dot. Mund të ketë ndonjë lëvizje në ditët në vijim. Konstatimi juaj është i drejtë. Duhet të ketë edhe një pozicion, sidomos qendra e mbrojtjes. Jemi 3 futbollist­ë aty dhe të paktën duhet të dyfishojmë. Pjesa tjetër besoj se është mbyllur në merkato", tha Mema.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.