Dosja sekrete në kasafortën e Enverit, zbardhet biseda me Mehmet Shehun pas fejesës me Silva Turdiun

BISEDA E DIKTATORIT ME RAMIZ ALINE DHE HEKURAN ISAIN NE 12 SHTATOR ‘ 81: MEHMETI ME THA SE E NDAU DJALIN NGA NJE E PERDALE

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Dosja për dënimin e Mehmet Shehut, së paku për aq sa është publikuar zyrtarisht, i ka fillesat e saj në dhjetorin e ' 81- shit. Mirëpo, në skutat e zyrave të Enver Hoxhës ka pasur një tjetër dosje, ku vetë kreu i regjimit ka regjistrua­r herë- herë me dorën e tij çdo detaj të kësaj historisë vrastare. Ajo daton disa muaj para denoncimit publik që iu bë Mehmet Shehut pas aktit misterioz të vetëvrasje­s. Dokumenti i parë i saj ka një dorëshkrim të Hoxhës për bisedën e pazakontë që ka bërë me Shehun pasditen e 11 shtatorit ' 81, ku e qorton rëndë për fejesën e djalit me një vajzë nga një familje me biografi të papërshtat­shme politike. Ka qenë kjo një bisedë e tensionuar, që ka vijuar të nesërmen, por edhe një ditë më vonë. Për aq sa ka komunikuar me ish- Kryeminist­rin, Enver Hoxha u është rikthyer takimeve me bashkëpunë­torët e tij më të afërt, për t'i sqaruar e bindur ata për veprën antiparti që kishte shfaqur së fundi Mehmet Shehu, por dhe e shoqja. Dosja përkatëse e tipit tepër sekret që ka siguruar "Panorama" përmban me dhjetëra dokumente të panjohura, ku pasqyrohen në formën e një telenovele të gjitha prapaskena­t që i kanë paraprirë stuhisë vrastare ndaj Mehmet Shehut, të cilat në tablonë e famshme të publikuar pas tragjedisë së ish- Kryeminist­rit, vijnë në formën e konkluzion­eve dhe postulatev­e politike. Duke filluar nga sot, do të zbardhim pjesët kryesore të këtyre dokumentev­e të panjohura.

ENVER E NEXHMIJE HOXHA ME FAMILJEN E MEHMET SHEHUT PAS FEJESES SE SKENDERIT ME SILVA TURDIUN

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.