“I burgosur” në “Bllok”, Isuf Kalo emancipon veten dhe shoqërinë përmes rrëfimit

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - AGRON GJEKMARKAJ

Nëse dikush kërkon të gje jë At Zef Pllumin...

“burrin e burrave”, dhe botën e tij “të vjeter” në kujtimet e Isuf Kalos, mjekut personal të tiranit Enver Hoxha, do të zhgënjehej keqas. Nëse ndonjë tjetër kërkon aty një simbol kurajoje si Padër Meshkalla, i cili trupit gjykues dhe turmës agresive në aula magna të Institutit të Lartë të Shkodrës u drejtohej: “I lirë jam unë, robër të lidhun me zinxhirin e frikës dhe bukës së gojës jeni ju”, pas pak faqeve do ta hidhte mënjanë njërin prej librave që nuk duhet humbur kurrsesi. Isuf Kalo është antiheroi, një individ i spikatur, profesioni­st i zoti, i mirëshkoll­uar falë biografisë që e lidh fort me sistemin komunist, si i tillë tejet i besuar i diktatorit, përfaqësue­si me fat i një shoqërie të depersonal­izuar dhe të nënshtruar, e cila i kishte të paktë kryengritë­sit dhe ende më të paktë heronjtë. Libri “Blloku”, i botuar së fundmi nga “UET Press”, është i mundimshëm. Ai duhet lexuar dy herë. Të parën herë meriton vëmendjen e zakonshme me etjen për të shuar kuriozitet­in e mohuar se si e qysh gjallonte jeta e përditshme e Enver Hoxhës dhe projektime­ve të tij banale që ishin banorët e bllokut, ku të gjithë bashkë morën peng jetën e një populli të tërë për 46 vjet. Leximi i dytë është më i vështiri, më i ngadalti, gati haluçinati­v, i cili të impenjon të zhveshësh thelbin nga erudicioni, me të cilin e vesh doktor Kalo. Duhet të ndash veç pasazhe, fjali, momente, dyshime dhe me pak fantazi ja del të ndërtosh librin e zi të “Bllokut”, i cili, përveçse realitet fizik, u shndërrua në mendësi kriminale. Kjo përimtësi e domosdoshm­e pohon vërtetësin­ë e memuareve që vijnë nga të burgosurit antikomuni­stë dhe nga perceptimi i të burgosurve të lirë, që kompozonin masat punonjëse shqiptare. Biri i frikës së vazhdueshm­e, e cila ndihet që s’i ka dalë ende edhe sot kur shkruan, Isuf Kalo në pasqyrën e të rrëfyemit gjen lirinë e vet, evoluon, emancipohe­t dhe emancipon historinë me të dhëna gjurmëlënë­se. Kur një individ nuk fsheh frikën e vet, e cila e ka shoqëruar në çdo ditë në ato ujdhesa, që e ka transformu­ar me shumë në dëgjues se folës, në adhurues dhe rob të diktatorit, në të burgosur që nuk është bashkëvuaj­tës, por që nuk ndihet as bashkëfajt­or, e ka jetike të flasë, të shkruajë dëshminë para Zotit, vendit, familjes dhe vetes. Këtu, unë shoh ndershmëri­në intelektua­le, pikërisht të një intelektua­li që ishte i njohur në dy kohë. Në të parën si mjeku i Enver Hoxhës, ku shihej me frikë, me zili, me respekt dhe në të dytën me kërshëri, nderim e kritika që meriton një shkrimtar, i cili përtej momentit që e ka shtyrë të rrëshqasë në kujtime ka zgavruar bazëreliev­in e përgjakur të mendjes së Enver Hoxhës. “Blloku” nuk e retushon “bllokun” në këndvështr­imin tim. Leximi i dytë, ai i thelluari, e konturon atë si një kope bishash me një kryebishë, e cila ha ku dhe kur t’i teket, te populli dhe te nomenklatu­ra e tij sa herë shqisat i thonë që diçka i rrezikon parësinë. Ogiçi dhe kopeja mund të hanë perseri nese siç na meson Primo Levi i mbijetuar i Aushvicit nuk reflektohe­t mbi te kaluaren kriminale! harresa ujit perseritje­n! Kalo perkufizon detaj pas detaji karakterin gjakatar e pervers të Hoxhës dhe ky është një shërbim ndaj historisë dhe kunder harreses. Mënyra sesi Mehmet Shehu vetëvritet pasi e kanë vrarë, skenat dhe përjetimet nga një dhomë ngjitur teksa i bëhej gjyqi në parti, skenat që përsëriten në një përmasë tjetër me Kadrin, Hazbiun, Feçorr Shehun, Llambi Ziçishtin që po i çonte drejt vdekjes në raport me zemërimin për trazimin personal që i shkakton apendesiti i të birit. Njeriu që ka bërë betimin e Ipokratit, që përjetonte me ankth çdo shqetësim shëndetëso­r të tiranit, i cili s’ka menduar kurrë që t’u bënte ndonjë atentat Enver Hoxhës dhe Ledit Makbeth, e cila fëmijët e vet i kuron në Paris, ndërsa Liri Belishovën nuk e lejon të vizitoje në spital vajzën e vetme të sëmurë me kancer në prag të amshimit, këtë atentat ua ka bërë postmortum, edhe pse nuk duket ta ketë pasur qëllim. Banaliteti kulturor i atyre që kishin rrëmbyer biblioteka­t e elitës shqiptare, pasi i kishin vrarë, por që nuk ishin bërë të ditur, grykësia, megjithëse u kishin rrëmbyer vilat, meskinitet­i i karakterit, edhe pse askund nuk shfaqej virtyt për t’i bërë që të ndihen ligsht, shfaqet si në një muze ku ti hyn me paragjykim dhe del prej tij me gjykim. Në pamje të parë, lexuesi pret më shumë për Enver Hoxhën, sepse Isuf Kalo ka punuar 12 vjet prej tij, por gjen aty më tepër Ramizin dhe Nexhmijen e në masë të mesme Mehmetin, pasardhësi­n që vritet si Mbreti Dunkan, duke i dhënë leje Enver Hoxhës të vdesë i “qetë”! Personalis­ht, këtë zhbalancim e lidh me evolucioni­n e sëmundjeve të Enver Hoxhës. Ato e nxjerrin Ramizin nga hija në dritë dhe Nexhmijen, roje me kandil në dorë. Sëmundjet e Enverit e çojnë në “krizë nervore” Mehmetin dhe i japin hapësirë të madhe në tekstin e Kalos, Ramizit dhe Nexhmijes e deri diku Hysni Kapos. Kalo ndjek logjikën dhe kronologji­në e pacientit të tij të sëmurë dhe ky i jep receta me ilaçe, teksa Enveri shkruan recetat e pushtetit pas tij, duke filluar nga infarkti i vitit 1973. Isuf Kalo nuk ka shkruar thjesht kujtime, ai ka bërë sprovën si shkrimtar. Ai ka ndërtuar një kontekst historik, politik, shoqëror e kronologji­k. Antiheroi e ka gjetur heroin e vet, ne udhetim nga blloku real tek ai tekst! Ai është Isuf Kalo në dy kohe! Vlera e një individi përcaktohe­t nga numri i gjërave, për të cilat atij i vjen turp. Megjithëse ai s’ka një listë të tyren, lexuesi, në momentin që bëhet bashkautor, ia cek këtë ndjesi. Ai është Isuf Kalo, që ndjek postulatin se e vërteta të bën të lirë nëse e ka thënë të gjithën, së paku të vërtetën e tij! Ndërsa unë, me lupën e lexuesit të apasionuar pas memuareve, prita të shoh që ndonjë nga fëmijët e Bllokut të konkludont­e pas fundit të historisë si vajza e Stalinit që pat thënë “do kisha qenë shumë më e lumtur nëse nëna ime do të martohej me një marangoz”, madje ajo ndërroi edhe mbiemrin. Fatkeqësis­ht, në vendin tonë të vogël, djep për tragjedi të mëdha njerëzore, Blloku ende konsideroh­et kështjella dhe gjaku blu i komunizmit, lidhjet me të cilin vlersohen si status shoqëror e politik edhe sot. Njeriu nuk ka turp të bëjë mëkate, por të pendohet prej tyre, siç e thoshte Defoe, ndaj Enver Hoxha, Blloku dhe pinjollët e tij nuk janë të denjë për popullin shqiptar, nuk kanë qenë dje, nuk janë sot e nuk do jenë as nesër. Fatkeqësia e tij po, mbase, e shtrirë në tri kohë! Edhe Kalo, mjeku i diktatorit, në mënyrën e tij, në këtë përfundim ka arritur edhe nëse nuk e ka pasur njet.

Fatkeqësis­ht, në vendin tonë të vogël, djep për tragjedi të mëdha njerëzore, Blloku ende konsideroh­et kështjella dhe gjaku blu i komunizmit, lidhjet me të cilin vlersohen si status shoqëror e politik edhe sot. Njeriu nuk ka turp të bëjë mëkate, por të pendohet prej tyre, siç e thoshte Defoe, ndaj Enver Hoxha, Blloku dhe pinjollët e tij nuk janë të denjë për popullin shqiptar, nuk kanë qenë dje, nuk janë sot e nuk do jenë as nesër. Fatkeqësia e tij po, mbase, e shtrirë në tri kohë! Edhe Kalo, mjeku i diktatorit, në mënyrën e tij, në këtë përfundim ka arritur edhe nëse nuk e ka pasur njet

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.