Adoleshent­i grabit me thikë qytetarin, i gjendet drogë

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Policia e Sarandës arrestoi dje një adoleshent nga Ksamili, pasi dyshohet të ketë grabitur një qytetar nën kërcënimin e thikës. Burimet thanë se i arrestuari është një 18- vjeçar, i cili në bashkëpuni­m me shokun e tij ka kërcënuar me thikë shtetasin me iniciale D. P., duke i kërkuar që t’i jepte paratë që kishte me vete. I dëmtuari është detyruar që t’i dorëzojë portofolin, brenda të cilit kishte 25 mijë lekë të vjetër. Burime nga Policia thanë se në momentin e kapjes në flagrancë, 18vjeçarit iu gjet e fshehur në trup një sasi e vogël lënde narkotike e llojit kanabis sativa dhe një dorezë metalike, përforcues grushti. Burimet thanë se ende nuk është identifiku­ar bashkëpunë­tori në grabitje i 18vjeçarit të arrestuar, por po punohet për identifiki­min dhe arrestimin e tij. Gjithashtu, Policia e Sarandës arrestoi edhe një tjetër person, po për vjedhje. Ai është një 39- vjeçar nga Tirana, i cili dyshohet se në një supermarke­t, në lagjen nr. 4 Sarandë, ka vjedhur një kompresor ajri me vlerë 20 mijë lekë të rinj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.