VERNER TRADHTON BAJERNIN, RINOVON ME LAJPCIGUN

Panorama (Albania) - - SPECIALESP­ORT -

Timo Verner nuk do të jetë një lojtar i Bajernit të Mynihut të paktën deri në 2023- shin, kjo pasi sulmuesi ka nënshkruar kontratën e re me Lajpcig. Ai u përfol për një kalim në verë te kampionët e Gjermanisë, por diçka e tillë mund të mos ndodhë. Sulmuesi ka rinovuar me ekipin e tij aktual dhe kontrata e re është 4- vjeçare. Gjithsesi, skuadra gjermane i ka dhënë atij një mundësi për t'u larguar nëse një skuadër tjetër do të ishte e gatshme të paguante 30 milionë euro për të. Por kjo klauzolë do të vlejë vetëm pasi të ketë përfunduar sezoni që sapo ka nisur. Verner shënoi golin e parë në fitoren 2- 1 ndaj Frankfurti­t në ndeshjen e luajtur dje për kampionati­n gjerman.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.