Panorama (Albania)

Kurthi i së dashurës, 31- vjeçari nga Tirana merret peng 24 orë në Greqi për 10 mijë euro

Pesë persona organizuan pengmarrje­n e 31- vjeçarit për 10 mijë euro. Paratë ia kërkonin të vëllait në Shqipëri

-

SKEMA E SHANTAZHIT, PARATE IA KERKONIN TE VELLAIT NE SHQIPERI

Një 31- vjeçar nga Tirana është mbajtur peng për 24 orë në një fshat në Korinthos të Greqisë, nga 4 persona, po nga kryeqyteti, pasi ishte futur fillimisht në kurth nga e dashura e tij.

Mbrëmjen e së premtes, Policia greke, pas informacio­neve të përcjella nga Policia e Tiranës, nëpërmjet Interpol Tiranës, për adresën e saktë ku mbahej peng i riu shqiptar, ka bërë të mundur lirimin e tij. Ndërsa paralelish­t me operacioni­n për lirimin e pengut, Policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e 4 autorëve të dyshuar në Greqi, ndërsa bashkëpunë­tori i tyre është arrestuar në Tiranë. Ky i fundit ishte personi që komunikont­e me bashkëpunë­torët e tij, për të hyrë në kontakt me vëllanë e pengut. Për lirimin e tij, ata do t'i kërkonin vëllait të 31- vjeçarit shumën prej 10 mijë eurosh. Por kanë qenë pikërisht komunikime­t telefonike mes autorëve në Greqi dhe 24- vjeçarit, i cili qëndronte në Shqipëri, që bënë të mundur zbulimin e vendndodhj­es së autorëve të ngjarjes. Policia e Shtetit tha dje zyrtarisht se të arrestuari­t janë shtetasit me iniciale Xh. N., 49 vjeç, që është ideatori i pengmarrje­s; H. M., 35 vjeçe, e dashura e personit që u mor peng; B. M., 41 vjeç dhe M. M., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Këta të katërt u arrestuan në Greqi. Ndërsa Policia e Tiranës arrestoi këtu shtetasin me iniciale L. P., 24 vjeç, bashkëpunë­tor i tyre.

OPERACIONI

Policia e Shtetit njoftoi dje për operacion policor ndërkombët­ar mes Policisë së Tiranës, Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Departamen­tit të Policisë Kriminale dhe Policisë greke, me ndërmjetës­imin e Interpol Tirana. Falë këtij bashkëpuni­mi është finalizuar me sukses operacioni i koduar "Korinthos", iniciuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Ndërsa janë arrestuar 5 shtetas të dyshuar si autorë të pengmarrje­s së një të riu nga Tirana, nga këta një i arrestuar në Shqipëri dhe katër në Greqi. Falë inicimit nga Policia e Tiranës, dhënies së informacio­nit në kohë reale Policisë greke me adresën e saktë të vendndodhj­es së pengmarrës­ve dhe mbajtjes së pengut, Policia greke bëri të mundur lirimin e pengut dhe arrestimin e katër shtetasve.

HETIMI

Specialist­ët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë morën informacio­n se, në një fshat të Korinthos, Greqi, disa shtetas shqiptarë, për motive të dobëta, kishin marrë peng një shtetas nga Tirana dhe i kërkonin 10 mijë euro për ta lënë të lirë. Pas një hetimi disaditor, duke përdorur metodat speciale të hetimit, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe Policinë greke, me ndërmjetës­imin e Interpol Tirana, finalizoi me sukses operacioni­n policor ndërkombët­ar "Korinthos". Policia e Tiranës, falë informacio­nit të grumbullua­r për vendndodhj­en e saktë të autorëve dhe vendit ku mbahej peng shtetasi J. T., i ka dhënë nëpërmjet Interpol Tiranës, Policisë greke informacio­n të saktë në kohë reale mbi vendndodhj­en ( adresën e banimit) të personit të marrë peng dhe pengmarrës­ve. Policia greke mbi bazën e informacio­neve të marra nga Policia e Shtetit bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Xh. N., 49 vjeç, H. M., 35 vjeçe, B. M., 41 vjeç dhe M. M., 19 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, si rezultat i ndërhyrjes në kohë është bërë i mundur lirimi i pengut, shtetasi J. T., banues në Tiranë. Po në vijim të operacioni­t, Policia e Tiranës bëri kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit L. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, bashkëpunë­tor.

 ??  ?? Gjatë arrestimit të pengmarrës­ve
Gjatë arrestimit të pengmarrës­ve
 ??  ??
 ??  ?? Arrestimi i bashkëpunë­torit të pengmarrës­ve
Arrestimi i bashkëpunë­torit të pengmarrës­ve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania