Panorama (Albania)

Etilda në hotelet e çudirave

- ANDI BUSHATI

Kur lexova justifikim­in e Etilda Gjonit pasi ishte denoncuar për pagesat marramendë­se të dhomave të hoteleve gjatë shërbimeve jashtë shtetit, automatiki­sht m’u kujtua një nga deklaratat e para kur ajo u bë e njohur për publikun. Me një lloj lehtësie të papërballu­eshme, me buzëqeshje të përmbajtur dhe me një sinqeritet gati infantil, ajo shpjegoi sesi ishte bërë ministre. “Nuk dija asgjë...

Në Shqipëri, përherë kanë ecur gjërat me modë, kur them modë, nuk e kam fjalën që ne ndjekim modën se, mos o Zot, e kam fjalën për fenomenet që fillojnë dhe bëhen deri në atë pikë sa të futësh gishtat për të nxjerrë zorrët. Ja për shembull: njerëzit e dinë se minatorët punojnë si në kohën e Charls Dikensit, por deri sa vdesin nëpër galeri 5 bashkë, atëherë fillojnë e ftillohen se çfarë dreqin bëhet. Ose e dinë që ka korrupsion gjithandej, por duhet të bëhet aq ashiqare puna sa të flitet për të. Ose, duhet të vdesin njerëzit minierave ose maj skelave të flitet nja tri ditë. Ose, gocat, kur veshin sipas vitit streçet me leopard, me lëkurë gjarpri si janë këtë vit apo si do jenë, i veshin aq shumë saqë bëhet bozë gjithë dynjaja. Duhet të arrijë në një pikë sa të ulen 4 goca bashkë me të njëjtat streçe që të kuptojnë se ku ka arritur absurdi i modës sonë. E kështu me radhë, në këtë shoqëri primitive duhet të rrihet gruaja në ditën me diell që të pranohet dhuna në familje, duhen vrarë qentë si në vitet 1800, ashtu si e bën kryelali që të pranohet barbarizmi që po gëlon, në auditorë duhet të bëjë fole zogu dhe të menderosë macja që të kuptohet se sa rëndë është universite­ti, në shkollë duhet të bjerë tavani në kokë që të kuptohet vjedhja, në rrugë duhet të shkëlyhet komplet asfalti që të kujtohet njeri që nuk kalohet më, në… në… në… në…

E njëjta gjë po ndodh dhe me mendshitës­it. Kur kam qenë shumë më i ri, mbaj mend një diskutim për një ide biznesi që duhet të krijonim. Një miku im, ndër të rrallat mendje që kam adhuruar ( por ç’e do mendjen e mirë në

shpirt të keq?!) tha që duhet të hapnim një dyqan mendsh. Të gjithë në ngelëm të shtangur!

- Po!, - tha, të gjithë këtu shesin mend. Mend andej, mend këndej, mend lart, mend poshtë, u dhimë në mend tha. Hape, pra, një dyqan dhe shkruaj “Shes Mend”!

Në një vend me pak mend, fallxhoret bëjnë kuvend! Kjo po ndodh sot, edhe në këtë fazë afro 30 vjet pas rënies së qoftëlargu­t. Më kujtohet Shqipëria e atëhershme kur nëpër rrethe vinte dikush me një xhaketë të bukur dhe njerëzit e merrnin për të huaj. Ai premtonte lloje e soje çudirash, kështu nisën firmat piramidale, kështu nisën ata që të shëronin kancerin dhe prostatën me 50 mijë dhrahmi, e ata që të hiqnin magjinë e të linin dhe gruan shtatzënë se ti nuk e lije dot vet.

Sot, pas afro 30 vjetësh kromatoze politike, sociale dhe ekonomike, ne jemi në një krizë kulturore. Njerëzit dehen nga populizma patetike dhe nga fjalime ose delirë një lloj si në 1996. Shikoj pseudointe­lektualë dhe gjithologë, që në gjithë këtë shoqërinë e ngritur ku të gjithë bëjnë gjoja, u mungon kufizimi i të diturit, arsyeja e profesioni­stit dhe humiliteti ose përulja e intelektua­lit dhe qytetarit. Si nuk foli një akademik për Akademinë e Shkencave, ore një dreq pedagogu nuk u shpreh?! Nuk ngeli njeri që nuk e ka haberin nga akademia pa folur … Vate kjo punë, u harrua!

Si nuk foli një pedagog, ekspert apo vetë studenti për kartën e studentit që nuk i hyn në punë as dreqit, por vetëm duartrokas­in theatron e naltmadhni­së… Edhe kjo punë vate, u harrua!

Si nuk foli eksperti për sistemin zgjedhor se çfarë duhet ndryshuar a çfarë nuk shkon, por nuk ngeli spurdhjak pa dhënë mend edhe pse nuk është marrë kurrë në jetë të jetëve me atë punë… Edhe kjo punë vate, u harrua!

Si nuk foli njeri për skemën e famshme të TVSH- së së turizmit që ishte piramida e radhës?!... Edhe kjo punë vate, u harrua!

Si nuk foli për impaktin ekonomik të 700 milionë turistëve që erdhën?!... Edhe kjo punë vate, u harrua!

Si nuk foli njeri për mosbarazin­ë e individëve në këtë vend ku për një lopë dënohesh pesë vjetë dhe për 5 të vrarë në mes Tiranës të ruan shteti?!... Edhe kjo punë vate, u harrua!

Si nuk foli njeri për mosbarazin­ë e biznesit, kur ti je i njerkës nuk ngelet soj e sorollop shteti me lloj- sojë gjobash si xhonturq dhe kur je i shtetit i merr të gjitha?!... Edhe kjo punë vate, u harrua!

Si nuk foli njeri për… shtoje vetë çfarë ke në mendje i dashur lexues, se me siguri të vijnë plot…

Si nuk u dëgjua në një panel televiziv dikush që nuk reciton si prej një dekade tashmë, që nuk është hapur fare diarre, ose që nuk e ka kuptuar që shpëlarja e truve e dikurshme nuk funksionon më, ose që ka një mendësi të re?

Si përherë, flasim për antivlerën dhe aspak për vlerën. Edhe kur flasin për biznesmenë, për shembuj marrim lloje e soje horri, saqë perceptimi i të rinjve për sipërmarrë­sit është më i neveritshm­i. Në Amerikë, një i tillë mbahet për shenjtor. Edhe kur flasin për ide, flasin për ide kaps se mendojnë se u krijua bota sot që u ftilluan barbarët. Edhe kur flasin për pedagogë, dëgjohen përherë ata pseudo, që nuk kanë lëçitur një faqe dhe janë bërë me grada me lloj- sojë plagjiatur­ash. Edhe kur flasin për LGBT, nuk ua ndjen për të drejtat e tyre, por të gjithë këta surretër që flasin janë mekanizma fondesh e skemaxhinj pastrimi parash.

Artistët tanë janë ( nuk e kam fjalën për brezin e artistëve që bëjnë humor lacash dhe vijnë nga

rruga) më të mirë se ata të Hollivudit. E di pse? Sepse artistët tanë ngelën duke vdekur në skenë, ndërsa ata të Hollivudit vdesin milionerë në ndonjë plazh të mirë…

E çfarë se i kemi më të mirë? Si vdiq në skenë Aleko Prodani ( legjendë), vdiq Muhameti ( legjendë) dhe as dy rreshta nuk u thanë për të dy, bën 4 dekada shqiptarës­h për të qeshur. Katër dekada! Hapi veshët dhe më dëgjo mirë, i dashur lexues! Disa prej jush mezi jetojnë katër dekada! Të dy kishin aq shpirt sa na bënin për të qeshur.

Mirëpo, horrllëku politik as dy rreshta nuk i kushtoi, media e humbëtirës as një selam nuk i dërgoi dhe kështu ikën heroi i radhës shqiptar. E mos thoni që nuk ka heronj këtu pastaj!

Sot që flasim, një teatër nuk kanë, jo vetëm në Tiranë, por gjetiu gjithashtu. Në atë të Tiranës janë turr kuçedrat e me durim të madh, tinëzari të paparë e hipokrizi Makbethian­e do ta kullandris­in për hesap të tyrin. Heronjtë po i vrasin në heshtje dhe me duart e tyre e nga krahu tjetër po promovojnë antivlerën, sipërfaqës­oren, cinizmin… Një pordhë të bëjë Noizy dhe kryelali e nxjerr me vrap si artist të popllit. Po, po! – Popllit, se me popullin nuk kanë lidhje.

Sot që flasim, ka ardhur një pikë që njerëzit besojnë se është bërë aq keq sa duhet të besosh diçka, se nuk ka ngelur gjë për të besuar e ndaj duhet patjetër të besosh diçka. Pra, është pika që nëse njerëzit kanë dy të këqija përballë do të zgjedhin më të voglën…

E di?! M’u bë vetja si i vjetër! Për një moment imagjinova veten në të ardhmen dhe u shtanga.

Pashë një ish profesor që dikur ka qenë shumë energjik, karizmatik, i paheshtur, deri në karagjoz, i brezit të artë të viteve 90', ndër studentët që protestuan pa u trembur atëherë dhe ndër të pandreqshm­it që nuk u vunë kurrë në rresht nga partia sot….

Dikur ai nuk merrte leje, fliste çfarë i thoshte shpirti, vishesh si ia kishte ënda, hokatar si t’i donte xhani, i arsyeshëm deri në absurd, përherë renegad që bënte dallimin. Mendova, edhe unë si ky jam? Uroj që po… faktikisht besova se po, madje një version më i sofistikua­r i tij…

Mirëpo, kur e pashë sot të kalonte rrugën si t’u merrte leje atyre që kalonin, atyre me makina, madje i mori leje dhe vetë rrugës për të kaluar matanë… U tremba! E pashë që mosha kish bërë të veten dhe aty vura re sa vite kishin kaluar. Desha ta ndaloja e t’i thosha: “Profe, vetëm koha të mundi?” Ajo, vetëm ajo të mund, është më putana e të gjithave! Shpirtrat e mëdhenj vetëm ajo i vret! Asgjë tjetër, asgjë!

Kur shikoj armata të rinjsh në moshë dhe jo vetëm, që nuk e kuptojnë akoma se vetëm koha të mund e asgjë tjetër, më lindin disa pyetje në gulçim e sipër. Çfarë pret? Pse shitesh? Pse jep shpirtin? Pse e nxin fytyrën? Pse nuk beson në vete? Pse nuk punon fort për veten? Pse nuk punon fort për trashëgimi­në që do të lësh pas vetes? Pse nuk ke nder? Pse nuk ke një bosht vlerash? Pse nuk i shikon heronjtë që janë këtu? E kupton që asgjë nuk të ndalon në botë? Asgjë!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania