Panorama (Albania)

PD publikon dokumentet e arrestimit në Greqi, Kajmaku i PS: Nuk jam marrë me trafik

“Emrin e kam ndryshuar si gjithë shqiptarët, që të rrija e punoja”

- Agim Kajmaku

Kryebashki­aku i Vorës, Agim Kajmaku, reagoi menjëherë dje pas akuzave të PD- së, se ka qenë i arrestuar në Greqi për falsifikim parash. Në një status në “Facebook”, Kajmaku thotë se kurrë nuk është marrë me trafiqe apo me krime.

Ai pranon se ka ndryshuar emrin, por thekson se ka punuar për të nxjerrë bukën e gojës në Shqipëri e në emigracion. “Që pas marrjes së detyrës si kryetar i Bashkisë së Vorës, ata s’u përballën nga frika e humbjes së padiskutue­shme, më janë vërsulur me tërbim! Por unë siguroj me bindje, në radhë të parë qytetarët e Vorës se i qëndroj pikë për pikë asaj që kam deklaruar edhe më herët lidhur për këtë sulm. Unë nuk jam marrë kurrë me trafiqe dhe krime. Kam qenë dhe jam punëtor e familjar. Kam punuar për të nxjerrë bukën e gojës në Shqipëri e në emigracion dhe emrin e kam ndryshuar si të gjithë shqiptarët, që të më jepej mundësia të rrija dhe të punoja atje”, shkruan Kajmaku. Duke i konsiderua­r poshtërisë akuzat e PD- së, Kajmaku thotë se do të vazhdojë të qëndrojë në krye të detyrës, ndërsa fjalën e fundit do ta thonë autoritete­t. ” Partia Demokratik­e po merret me limona dhe me mandarina emigrantës­h shqiptarë, të cilët halli i ka shtyrë të punojnë në një vend të huaj! Ata bëjnë sikur nuk e dinë se çfarë kanë hequr shqiptarët për të mbijetuar me emra e me mbiemra nga më të ndryshmit në Greqi. Në fakt, PD është limoni i shtrydhur që s’i duhet më askujt. Le ta thonë autoritete­t fjalën e tyre dhe të na falin qytetarët për këtë shqetësim! Unë dua të siguroj qytetarët e Vorës se pavarësish­t kësaj poshtërsie, jam dhe do të jem në çdo moment në krye të detyrës! Ju më besuat në 30 qershor për t’i ndryshuar faqen Vorës sonë dhe për ta vënë bashkinë në shërbim të qytetarëve”, shkruan kryebashki­aku i Vorës në përgjigje të akuzave të Partisë Demokratik­e.

SQARIMI Pak ditë më parë, në reagimin e parë të Kajmakut ndaj akuzave të PD- së, kryebashki­aku i Vorës tregoi se kishte ndërruar emrin jo me letra false por me vendim të Këshillit të Komunës Prezë. “Këtë gjë nuk e kam bërë në shkelje të ligjit, por me Vendim të Këshillit të Komunës Prezë, Nr. 06/ 1, datë 06.02.1996, “Ndryshim emri dhe mbiemri nga Agim Kajmaku në Jorgo Toto”. Përmes këtij ndryshimi, munda që të siguroj një vizë nga ambasada greke për vete dhe familjen. Prej vitit 1996, bashkë me bashkëshor­ten time Rita, hapëm një biznes, tregti lulesh natyrale. E kam drejtuar vetë atë biznes deri në korrik të vitit 2019 kur u zgjodha kryetar i Bashkisë Vorë. Biznesin e nisëm me furnizim nga shteti grek dhe kemi punuar për rreth 8 vjet, deri në vitin 2004 me Greqinë”, sqaroi Kajmaku.

 ??  ??
 ??  ?? RAMA E KAJMAKU GJATE FUSHATES
RAMA E KAJMAKU GJATE FUSHATES
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania