Panorama (Albania)

Mashtrimi me kreditë në fondin “Besa”, denoncuesi tregon skemën

Ervis Doko: Letrat i bënte drejtoresh­a dhe nuk e dija që ishte skemë. Unë dhe bashkëjetu­esja kemi çuar 100 klientë

-

Një tjetër person ka denoncuar dje skemën e mashtrimit me kreditë fiktive të fondit "Besa", duke pretenduar se ai dhe bashkëjetu­esja e tij janë mashtruar dhe se e kanë bërë këtë pa e ditur se ishin duke shkelur ligjin.

Duke folur për mediat, Ervis Doko, bashkëjetu­es i Orkida Drizës, që u la në burg disa ditë më parë nga Gjykata e Tiranës, ka thënë se ata, së bashku, kanë çuar rreth 100 persona për kredi fiktive pranë fondit "Besa" dhe këtë e kanë bërë sepse ia ka kërkuar një person me emrin Dritan, që siguronte njerëz. "Më siguruan se nuk ishte në shkelje të ligjit", tha Doko, i cili dje ka dhënë dëshminë e tij edhe në Polici për sa ka dijeni. Ai ka pranuar se ka qenë ndërmjetës­i që ka dërguar në zyrat e këtij fondacioni të paktën 100 persona që kanë marrë kredi, por tha se nuk e dinte se ishte skemë mashtruese. "Me fotokopje certifikat­e merrje një shumë prej 300 mijë lekësh të vjetër. Brenda vitit mbyllet më kanë thënë. Letrat i bënte drejtoresh­a dhe nuk e dija se ishte skemë mashtruese. Në dijeni isha prej një viti, por jo se ishte mashtrim. Nuk kam hedhur firmë, sepse firmë hidhte personi që bënte tërheqjen e lekëve", tha Doko. Ky i fundit u shpreh se nuk kishte lidhje direkt me drejtoresh­ën, por ata i kishte kontaktuar një person me emrin Dritan, i cili është shpallur në kërkim. "Kemi çuar rreth 100 veta te Fondi, të afërmit tanë, njerëz që njihnim. Ata kanë marrë 3 deri në 6 milionë e gjysmë lekë. I merrte personi që na ka kontaktuar ne dhe kanë shkuar te fondi "Besa". Kjo ka ndodhur brenda vitit. Kam përfituar 20 mijë lekë të vjetra për taksi. Nuk kisha lidhje direkt me drejtoresh­ën. Më kontaktoi Dritani. Tha sillni kë të keni të afërm se brenda vitit mbyllen. Sekser edhe ai. Ka pasur shumë si puna ime", u shpreh Doko. Ndërkohë, sipas avokatit mbrojtës, Enea Cenkos, Orkida dhe bashkëjetu­esi i saj janë viktima në këtë skemë dhe kërkojnë të bashkëpuno­jnë me Policinë. Drejtoresh­a e fondit "Besa", Albana Imami, e lënë në burg disa ditë më parë nga Gjykata, ka shpjeguar në dëshminë e saj, se për dhënien e këtyre kredive ka bashkëpunu­ar me oficerë të kredive, si Esmeralda Vaso, Blertina Kanani apo Matilda Domi; këto të fundit në dëshmitë e tyre kanë thënë se zbatonin urdhrat e drejtoresh­ës dhe se asnjëherë nuk kanë përfituar të ardhura nga këto kredi. Vetë Imami shton në dëshminë e saj se kjo gjë bëhej për të mbuluar kreditë e këqija, pasi me lekët që merrte nga kreditë fiktive paguante këstet. Ndërsa ka shpjeguar situatën, Albana Imami nuk ka dhënë një arsye se pse e bënte këtë, duke thënë se kur e ka parë që kjo praktikë po e fundoste, ka vendosur të mos e vazhdojë më dhe të deklarojë rezultat negativ me 21% në korrik.

 ??  ??
 ??  ?? Të arrestuara­t për mashtrimin me kreditë fiktive
Të arrestuara­t për mashtrimin me kreditë fiktive
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania