Panorama (Albania)

PD nxjerr dokumentet, Kajmaku i dënuar me 10 vite burg në Greqi

Basha: Agim Kajmaku është arrestuar dhe është në kërkim nga drejtësia greke sepse ka përdorur para të falsifikua­ra, s’mund të bëjë viktimën

-

Partia Demokratik­e vijoi dje denoncimin e saj mbi rastin e kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. PD pretendon se Kajmaku është një person me rekorde kriminale dhe i dënuar me burg në Greqi.

Për të vërtetuar këto akuza, Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD- së, Gazmend Bardhi, publikoi dje një vendim të Gjykatës së Greqisë, sipas së cilës shtetasi Jorgo Toto, ose Agim Kajmaku, është dënuar me 10 vite heqje lirie. “Edi Rama hesht prej disa ditësh në përpjekje për të shpëtuar me makinacion­e dhe manovra të pista kandidatin e tij të Vorës, Agim Kajmakun, i cili ka llogari të hapura me drejtësinë greke dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen dhe të paguajë para drejtësisë shqiptare dhe greke krimin e tij. Rasti i Agim Kajmakut është rasti i dytë brenda një muaji që Partia Demokratik­e po denoncon me fakte dhe dokumente se kandidatët e Edi Ramës për kryetarë bashkie kanë kryer krime dhe i kanë fshehur ato. Me heshtjen prej fajtori, Edi Rama provoi se është i pafuqishëm të përballet me të vërtetën dhe se vetëm bashkëpuni­mi me krimin është mekanizmi i vetëm që i siguron atij pushtetin. Edi Rama hesht, megjithëse ka marrë informacio­n të plotë se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, ka mashtruar me formularin e dekriminal­izimit, sepse është një person me precedent penal dhe sipas ligjit nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik, përfshirë atë të kryetarit të bashkisë”, theksoi Bardhi. Në vijim të denoncimit, Bardhi theksoi se Jorgo Toto ose Agim Kajmaku është dënuar me 10 vite për përdorimin e parave të falsifikua­ra. Sipas PD- së, në vitin 2003, Kajmaku ka blerë një sasi fidanësh në Greqi me para false dhe kjo ka çuar në dënimin e tij. “Duke qenë se Prokuroria po e zvarrit çështjen, njësoj siç bëri me Valdrin Pjetrin, për të cilin akoma nuk ka një përgjigje zyrtare, Partia Demokratik­e po sjell prova autentike të dosjes penale të kandidatit të Edi Ramës për Bashkinë Vorë. Ky që shikoni këtu është vendimi i Prokuroris­ë dhe i Gjykatës së Janinës, i qershorit 2003. Sipas këtij dokumenti zyrtar, rezulton se: Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, i datëlindje­s 1971, banues në Tiranë, Shqipëri, është arrestuar në flagrancë në shtetin grek, në zonën e Janinës, më datë 14.01.2003 për veprën penale ‘ Përdorim dhe shpërndarj­e kartëmoned­hash të falsifikua­ra’. Ai është arrestuar në flagrancë, duke u arratisur nga territori i shtetit grek. Krimi është kryer gjatë një transaksio­ni për blerjen e fidanëve dhe bimëve të tjera dhe Agim Kajmaku ka përdorur identiteti­n e rremë Jorgo Toto, me atësi Thanas dhe amësi Parashivi. Pasi është marrë në pyetje nga hetuesi paraprak dhe ka qëndruar disa ditë në burg, oficeri i Policisë Gjyqësore ka vendosur që hetimet ndaj tij të zhvillohes­hin nën masën e sigurisë ‘ Detyrim paraqitje’, derisa çështja t’i përcillej Prokuroris­ë dhe Gjykatës. Pasi dosja është përcjellë në Prokurori, Prokuroria e Janinës ka konstatuar se jemi përpara një krimi të nivelit të parë ( shkalla më e rëndë e klasifikim­it të veprave penale) dhe nga provat e administru­ara ka vlerësuar se rezultonte e provuar që krimi ishte kryer nga shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto. Krimi i kryer nga Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, sipas Prokuroris­ë greke, duhet të dënohej me jo më pak se 10 vjet burgim”, theksoi Bardhi.

Pak orë pasi kishte publikuar dokumentet ku pretendont­e fajësinë e Kajmakut, kryetari i PD- së, Lulzim Basha, akuzoi Kryeminist­rin Rama për heshtjen e tij. Sipas Bashës, “Edi Rama mori 6 orë për t’u thënë shqiptarëv­e se kandidati i tij i Vorës, Agim Kajmaku, ka qenë emigrant dhe ka ndryshuar emrin. Asnjë fjalë për krimin që Agim Kajmaku ka bërë në Greqi si emigrant me emrin Jorgo Toto, për të cilin është arrestuar në vitin 2003 dhe është akoma në kërkim. Agim Kajmaku i Edi Ramës i ka problemet me ligjin jo pse ka qenë emigrant, as pse ka ndryshuar emrin. Të tillë ka pothuajse çdo familje shqiptare. Agim Kajmaku është arrestuar dhe është në kërkim nga drejtësia greke, sepse ka përdorur para të falsifikua­ra. Agim Kajmaku nuk mund të bëjë dot viktimën. Ai duhet të përballet me drejtësinë shqiptare dhe greke për fakte konkrete, të bëra publike nga Partia Demokratik­e dhe për të cilat nuk ka thënë asnjë fjalë”.

Agim Kajmaku i Edi Ramës i ka problemet me ligjin jo pse ka qenë emigrant, as pse ka ndryshuar emrin. Të tillë ka pothuajse në çdo familje shqiptare. Agim Kajmaku është arrestuar dhe është në kërkim nga drejtësia greke, sepse ka përdorur para të falsifikua­ra. Agim Kajmaku nuk mund të bëjë dot viktimën. Ai duhet të përballet me drejtësinë shqiptare dhe atë greke

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha
 ??  ?? Faksimile të vendimit të Gjykatës greke, të publikuara dje nga PD
Faksimile të vendimit të Gjykatës greke, të publikuara dje nga PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania