Panorama (Albania)

PD: Rama duhet ta shkarkonte Etilda Gjonajn

"Shpenzoi 700 euro për një natë fjetje në hotel"

-

Partia Demokratik­e vijoi dje akuzat ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, mbi paratë që ka shpenzuar në udhëtimet zyrtare jashtë vendit. Ish- deputetja, Oriola Pampuri, në një deklaratë nga selia blu theksoi se ministrja duhet të ishte shkarkuar, për shumat e mëdha të parave që ka shpenzuar. "Në një vend normal, ku Kryeminist­ri nuk ka prioritet të vjedhë popullin e të pasurohet për vete, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duhet të ishte shkarkuar sot. Media zbuloi se ministrja e vendit më të varfër të Europës, ka firmosur fatura hoteli 700 euro nata. Ky është shpërdorim skandaloz i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës për jetën luksoze të ministres së Edi Ramës në hotele me 5 yje. Ministrja duhet të ishte shkarkuar sot, edhe sepse ajo gënjeu publikisht, duke deklaruar se faturat e shtrenjta ishin për delegacion­in. Faturat që ministrja ka paguar, janë të shkruara e bardha mbi të zezë. Janë të gjitha për vetëm 1 person, për vetëm 1 dhomë, me emrin e Etilda Gjonajt", theksoi ish- deputetja demokratik­e. Në vijim të akuzave, Pampuri theksoi se janë shumë eksponentë të kabinetit qeverisës që kanë abuzuar me fondet. "Në këtë shpërdorim dhe jetë luksi me paratë e shqiptarëv­e, Etilda Gjonaj nuk është e vetme. Morali për të vjedhur bashkë dhe në mënyrë të babëzitur shqiptarët, është arsyeja pse Edi Rama nuk e ka shkarkuar akoma Etilda Gjonajn dhe pse ne nuk jemi një vend normal, si çdo vend tjetër europian. Edi Rama hesht, sepse ky abuzim me paratë e shqiptarëv­e, është standardi i qeverisjes së tij. Ai vetë është grabitësi kryesor i parave dhe pasurive publike, bashkë me ministrat e tij, një grusht oligarkësh dhe kriminelës­h. Kjo e keqe i ka rrënjët te vjedhja e votave të shqiptarëv­e, prandaj nuk ka asgjë më urgjente për Shqipërinë, sesa shkulja e së keqes - largimi i Edi Ramës, duke marrë me vete etildat, belindat, taulantët, erjonët, valdrinët dhe kajmakët e tij dhe duke i hapur rrugë shndërrimi­t të Shqipërisë në një vend normal, ku qeveria, e dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, punon për njerëzit, jo për vete", përfundoi deklaratën ish- deputetja demokrate.

 ??  ?? Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj
 ??  ?? Ish- deputetja, Oriola Pampuri
Ish- deputetja, Oriola Pampuri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania