Panorama (Albania)

Meta: Urtësia dhe porositë e saj si burim frymëzimi

-

Me rastin e 109- vjetorit të lindjes së Shenjtores me origjinë shqiptare, Nënë Tereza, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, solidarizo­n shqiptarët me figurën e saj, duke shkruar se urtësia dhe porositë e saj të shërbejnë si burim frymëzimi që së bashku të bëjmë gjithçka për këdo që ka nevojë për ndihmë, solidarite­t e përkrahje sociale, për begatinë e Shqipërisë dhe të kombit tonë. Sot shënohet 109- vjetori i lindjes së Nënë Terezës, një prej figurave më të shquara humane në botë. Misioni i saj ishte të ndihmonte jetimët, të varfrit dhe të gjithë njerëzit në nevojë. Presidenti Meta e quan Nënë Terezën simbol shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidarite­tit njerëzor dhe shembull i jashtëzako­nshëm i dashurisë e përkujdesj­es së çdo nëne shqiptare. "Në 109- vjetorin e lindjes së Shenjtores, Nënë Tereza, simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidarite­tit njerëzor dhe shembullit të jashtëzako­nshëm të dashurisë e përkujdesj­es së çdo nëne shqiptare, ne përkujtojm­ë me nderim e respekt trashëgimi­në e vyer të veprës së Saj humane e hyjnore të paharruar", thuhet në mesazhin e kreut të shtetit. Më 4 shtator 2016, papa Francesku shenjtëroi Nënë Terezën në një ceremoni madhështor­e në Vatikan. Kur ishte gjallë cilësohej si "një shenjtore e gjallë", pas 19 vjetësh nga vdekja, Nënë Tereza, nobelistja e paqes, gruaja më e thjeshtë dhe më madhështor­e e botës mori zyrtarisht këtë titull gjatë një ceremonie në sheshin San Pietro në Vatikan. Data 4 është shënuar në kalendarin Apostol si Dita e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës. Mesha në Bazilikën e Shën Pjetrit u mbajt në disa gjuhë dhe së fundi, në gjuhën e Nënë Terezës, në shqip, u tha lutja që Zoti t'i mbushë barinj e besimtarë me Shpirtin e vet, për ta shuar etjen e Jezusit në vëllezërit. Origjina e Nënës Terezë tashmë nuk lë asnjë hapësirë për dyshime. E shenjta Nënë Tereza apo siç njihet me emrin Gonxhe Bojaxhiu ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut nga Prizreni dhe Drane Bojaxhiut nga Novo Sella e Gjakovës. Lindi në Shkup, më 26 gusht 1910. Më 26 shtator 1928 u largua nga Shkupi në drejtim të Irlandës prej nga më pas nisi misionin e saj prej humaniste dhe në vitin 1979, kur mori Çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Ajo ka një statujë në Romë afër shtëpisë ku iu ka shërbyer nevojtarev­e gjatë udhëtimeve të saj në Romë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania