Panorama (Albania)

Kandidatët e Kushtetues­es, shtyhet procesi i pikëzimit

Pritet zbardhja e vendimit për të vazhduar me përzgjedhj­en

-

Vendimi i Gjykatës Administra­tive të Apelit, që prishi vendimin e moslejimit të kandidimit për pedagogen e Magjistrat­urës, Zhaklina Peto, për një vend në Gjykatën Kushtetues­e, ka krijuar ngërç në procesin e përzgjedhj­es së kandidatëv­e.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili javën që shkoi duhet të zhvillonte mbledhjen ku do të pikëzonte 6 kandidatët për 4 vende të lira në Kushtetues­e, ka vendosur ta shtyjë këtë proces në pritje të zbardhjes së vendimit të Administra­tives. Burime thonë se KED është e detyruar të pezullojë procesin e përzgjedhj­es së emrave që janë në garë deri në zbardhjen e plotë të këtij vendimi, pasi më parë Këshilli kishte vendosur të përjashton­te Peton nga konkurrimi, për shkak se kishte konstatuar parregulls­i në deklarimin e pasurisë. Mbledhja e fundit e Këshillit është zhvilluar në datën 9 gusht, ku u mbyll procesi i intervisti­mit të kandidatëv­e, si dhe iu kërkua Kuvendit dhe Presidencë­s të hapë garën për dy vende të tjera vakante.

KANDIDATËT Këshilltar­ja e Gjykatës Kushtetues­e, Arta Vorpsi, është një nga kandidatet e konfirmuar­a për të vazhduar garën për të qenë gjyqtare e kësaj Gjykate. Vorpsi ka një karrierë më shumë se 10- vjeçare si këshilltar­e në Kushtetues­e, ajo është e angazhuar gjithashtu edhe në mësimdhëni­e. Një tjetër këshilltar­e kërkon të bëhet gjyqtare në Gjykatën Kushtetues­e, ajo është Elsa Toska. Me një karrierë prej 12 vitesh si këshilltar­e, Toska ka përfunduar shkollën e Magjistrat­urës në vitin 2000 dhe ka doktoratur­ën për ligjin kushtetues dhe atë administra­tiv. Toska e ka filluar karrierën si ndihmëskom­isionere e Avokatit të Popullit dhe prej vitit 2007, punon si këshilltar­e ligjore në Gjykatën Kushtetues­e. Fiona Papajorgji është kandidatja tjetër e zgjedhur për të vazhduar garën. Papajorgji, prej vitesh, punon si këshilltar­e ligjore në Gjykatën Kushtetues­e, ndërkohë paralelish­t ka dhënë edhe mësim në universite­te private. Gjyqtarja e Tiranës, Regleta Panajoti, është një gjyqtare karriere. Që prej vitit 2000, ajo ushtron detyrën e gjyqtares dhe është konfirmuar në shkallën e parë të vetingut. Në garë janë edhe prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, i cili e ka nisur karrierën në vitin 2002 në Prokurorin­ë e Tiranës. Në vitin 2007, Muçi kaloi në Policinë e Shtetit ku mbajti postin e drejtorit të Drejtorisë kundër Krimit Financiar deri në gusht të vitit 2008. Prej asaj kohe, ai ushtron detyrën e prokurorit në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda. Ish- kryeinspek­torja e KLD, Marsida Xhaferllar­i, e ka filluar karrierën si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Në periudhën dhjetor 2007 deri në shtator 2008, ajo ka punuar si këshilltar­e e ministrit të Drejtësisë dhe nga shtatori 2008 e deri në janar 2013, si drejtore në Drejtorinë e Kodifikimi­t si dhe Drejtorinë e Përgjithsh­me të Çështjeve të Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania