Panorama (Albania)

Nga vrasje në kanosje, e shkuara e vëllezërve Kusi

-

Seanca është zhvilluar këtë të diel, ndërsa me vendimin e Gjykatës, pasi të përfundojn­ë kërkimet brenda vendit, do të shpallen në kërkim ndërkombët­ar. Duke iu referuar Prokuroris­ë, ekzekutor i të riut është Griseldo Kusi, i cili, pas një debati për hapjen e një vrime në mur për kondicione­rin, ka qëlluar në kokë me pistoletë Çelajn dhe më pas trupi i është hedhur në ambientet e jashtme ku është lënë për gati 25 minuta deri në momentin që është transportu­ar në spital.

HETIMET Duke iu referuar burimeve, në momentin e vrasjes, në banesë kanë qenë 3 punonjës, të cilët janë larguar menjëherë sapo është kryer vrasja. Ndërkohë, në një lokal aty pranë, dy vëllezërit Kusi dhe babai i tyre, Bujar Kusi, janë takuar, ku nga kamerat, janë kapur lëvizjet e tyre. Siç edhe është përshkruar në dosje, Griseldo Kusi është parë në këto pamje të lante duart, në njërën prej tyre kishte një njollë si ajo e gjakut. Ndërkohë, për të shpëtuar nga përgjegjës­ia për vrasjen, Griseldo Kusi ka shkuar në një piceri në pronësi të Ali Sulës, ku fshihej Lorenc Veliaj, të cilit i ka kërkuar të marrë përsipër fajësinë. "Kam goditur dikë më qytë arme dhe dua që të marrësh përsipër ngjarjen", mësohet t'i ketë thënë Kusi 27- vjeçarit që ishte në kërkim

Dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi nuk janë të panjohur për drejtësinë, pasi më herët janë hetuar, gjykuar dhe shpallur fajtorë për vrasje dhe kanosje. Albano Kusi, në moshën 19- vjeçare, ka vrarë kushëririn e tij, Shkëlqim Nozllin, dhe trupin e tij e la në Sauk. Në fund të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e ka shpallur fajtor atë dhe e ka dënuar me 8 vite burg. Viktima, siç rezulton nga dëshmia e Albano Kusit, ka shkuar në biznesin e këtij të fundit dhe i ka kërkuar makinën për të shkuar diku. Pas debateve, ata kanë marrë një taksi, të afërmin e Kusit dhe janë nisur për në Kërrabë, ku në një pjesë të rrugës ai ka zbritur, ka vrarë me armë zjarri Shkëlqim Nozllin dhe është larguar. Ndërkohë, në po të njëjtin vit, edhe Griseldo Kusi është dënuar me 8 muaj burg që i është konvertuar në shërbim prove pasi ka goditur me qytë arme dhe ka kanosur një shtetas për t'i marrë lekët që ai i kishte borxh të atit të tij, Bujar Kusi. për të tjera akuza. Por Veliaj, duke parë informacio­net në media, ku thuhej se Çelaj ishte vrarë me plumb në kokë, i frikësuar nga akuza e vrasjes ka vendosur të vetëdorëzo­hej dhe të shpjegojë situatën. "Po ndihesha i mashtruar dhe po më kërkonte të merrja përsipër një krim që unë nuk isha i gatshëm ta bëja. Dola nga piceria dhe ika që të vetëdorëzo­hesha në Komisariat­in nr. 4, që më kishte shpallur në kërkim më herët", ka dëshmuar Veliaj.

TË PËRFSHIRË Në lidhje me ngjarjen, Prokuroria ka proceduar edhe 4 persona të tjerë, nga të cilët 3 u lanë në burg, konkretish­t babai i dy vëllezërve Kusi, Bujar Kusin, administra­torin e firmës që kishte siguruar punonjësit, Ferdinand Bakallin, dhe Ali Sulën. Ndërkohë, në masë sigurimi "Arrest shtëpie" u la Luan Çaka, i cili rezulton se është një nga punonjësit dhe ka pretenduar se ka qenë në pjesën e jashtme të banesës. Gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura për mediat, për shkak të sekretit hetimor, mësohet se të arrestuari­t nuk kanë folur, ndërkaq, avokatët kërkuan një masë më të lehtë sigurimi se ajo e arrestit në burg. Për Prokurorin­ë, katër të arrestuari­t, me veprimet dhe mosveprime­t e tyre, kanë penguar zbardhjen e së vërtetës dhe për këtë, duhet të përgjigjen penalisht. Gjatë hetimeve për zbulimin e autorëve, hetuesit janë hasur me vështirësi, pasi siç edhe u bë e ditur zyrtarisht, vëllezërit Kusi i kanë kërkuar shtetasit Lorenc Veliajt që të merrte përsipër autorësinë. Edhe të dyshuarit kanë dhënë para hetuesve fillimisht tjetër version të rrethanave të ngjarjes, megjithëse, një përgjim ambiental, i kryer me vendim të Gjykatës së Tiranës, ka nxjerrë zbuluar të vërtetën. Burime thonë se gjatë përgjimit, ka pasur komunikime të tyre që ndihmuan Akuzën të ndërtonte ngjarjen dhe të ngrinte akuzat "Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës" dhe "Moskallëzi­m krimi" për katër personat.

 ??  ?? Banesa ku ndodhi ngjarja
Banesa ku ndodhi ngjarja
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania