Panorama (Albania)

E denoncoi Berisha, djemtë e Spartak Brahos konflikt në Durrës

Kanoset djali që ka prokuror, procedohet nënkryetar­i i bashkisë

-

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha denoncoi dje se ndaj djalit të Spartak Brahos është organizuar një atentat në qytetin e Durrësit, por që ka dështuar.

Ndërsa sipas Berishës, ngjarja e ndodhur më 18 gusht është mbajtur e fshehtë nga ana e Policisë së Shtetit. Nga ana tjetër, Policia thotë se ngjarja është bërë publike në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, më datë 19 gusht, edhe pse nuk ka ndodhur saktësisht ashtu siç e denoncon Berisha. Në fakt, bëhet fjalë për një ngjarje, në të cilën rezultojnë të përfshirë të dy djemtë e Spartak Brahos. Konkretish­t, Arbër Braho, që është nënkryetar­i i Bashkisë së Durrësit, dhe Kreshnik Braho, i cili është prokuror. Burime nga Policia e Durrësit thanë dje se ngjarja është e ndarë në dy episode dhe ka nisur me Arbër Brahon, që në fakt nuk është i dëmtuar, por është i proceduar nga ana e Policisë për dëmtime të tjera me dashje. E më tej, situata është zhvendosur në një parking makinash, që administro­het nga djemtë e Brahos, ku është kanosur djali tjetër i tij, prokurori Kreshnik Braho. Madje, përveçse është kërcënuar me armë, atij i janë dëmtuar me sende të forta edhe dy makina. Pas publikimit të denoncimit të Berishës ka reaguar edhe Spartak Braho. “Një ngjarje banale, e provokuar nga një mik i droguar dhe i armatosur i gjysh Berishës, e cila iu relatua Policisë. Një shpifje e zakonshme e qoftëlargu­t, se unë jam takuar për sqarim me personat në fjalë. Denoncimi ndaj personit që ka 7 vjet në kërkim për provokimin e bërë, iu bë, iu bë organeve të Policisë së Shtetit”, shprehet Braho. NGJARJA Burime nga Policia e Durrësit thanë dje se më datë 18 gusht, në rrugën paralele me atë të Portit të Durrësit, ka pasur një konflikt nga disa persona për çështjen e parkingut të makinave. Ngjarja ka ndodhur në afërsi në zonën ku djemtë e deputetit socialist, Spartak Braho, kanë një lokal dhe një parking automjetes­h. Fillimisht ka qenë nënkryetar­i i Bashkisë së Durrësit, Arbër Braho, që pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasit me iniciale A. K., 58 vjeç, dhe L. K., 30. Për këtë ngjarje edhe është proceduar në gjendje të lirë. Më tej, konflikti ka vazhduar me vëllain e tij, Kreshnik Brahon, po në parkingun e makinave. Personi që ishte goditur nga Arbër Braho, shtetasi L. K., ka kanosur me armë zjarri Kreshnik Brahon dhe i ka dëmtuar me sende të forta dy makina. Në komunikatë­n e Policisë së Durrësit një ditë më vonë, por që referon ngjarjet e 18 gushtit, bëhet me dije se ishte shpallur në kërkim një 26- vjeçar, i cili kishte kanosur me armë zjarri shtetasin K. B., banues në Durrës. Një nga djemtë e deputetit Braho quhet Kreshnik Braho dhe është prokuror. Në një tjetër njoftim, në komunikatë­n e po së njëjtës datë thuhet se A. B., ( Arbër Braho) është proceduar, pasi ka goditur me sende të forta dy persona, njëri prej të cilëve më vonë u shpall në kërkim nga Policia për kanosjen me armë zjarri të vëllait të tij.

 ??  ?? Arbër Braho
Arbër Braho

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania