Panorama (Albania)

Thyhet bankomati në Kavajë, autorët vjedhin 50 mijë lekë

-

Bankomati i një banke të nivelit të dytë në Kavajë është thyer dhe vjedhur nga të paktën katër persona, të cilët ende nuk janë identifiku­ar. Ngjarja ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit dhe sipas burimeve, autorët dyshohet të kenë marrë rreth 50 mijë lekë të rinj. Menjëherë sapo është marrë njoftimi për ngjarjen, Policia ka bërë veprimet e para hetimore, këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të kamerave të sigurisë. Nga pamjet rezulton të kenë qenë 4 persona, me kapuça, por nuk dallohet fytyra e tyre. Gjatë gjithë ditës së djeshme, Policia e Kavajës ka shoqëruar 10 persona, që kanë karakteris­tika fizike të ngjashme me personat që shfaqen në kamerat e sigurisë. Megjithatë, deri tani, ende nuk është ndaluar asnjë person në lidhje me ketë ngjarje. Nga ana tjetër, Policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje. “Në orët e para të mëngjesit, në Kavajë, persona të paidentifi­kuar kanë vjedhur në një bankomat të një banke të nivelit të dytë, një sasi të vogël lekësh. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarj­e dhe vijojnë kontrollet për identifiki­min dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuroris­ë po kryen veprimet për identifiki­min e autorëve, administri­min e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes. Policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës. Ndërsa mësohet se ngjarja është mësuar në momentin që është aktivizuar alarmi i sigurisë së bankës, por në kohën që Policia ka mbërritur në vendngjarj­e, autorët ishin larguar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania