Shmanget shpërthimi në karburant, makina rrodhi gaz sapo u furnizua

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Një ngjarje si ajo e mbrëmjes së të shtunës në Lezhë, ku shpërtheu bombola e gazit në karburant, është parandalua­r paraditen e djeshme në Tiranë. Një automjet që sapo ishte furnizuar me gaz në një karburant pranë zonës së Freskut, është konstatuar me rrjedhje gazi dhe menjëherë janë sinjalizua­r shërbimet zjarrfikës­e. Burime nga Policia thanë dje se shërbimet e Komisariat­it Nr. 4, ato të Policisë Bashkiake që ndodheshin pranë zonës dhe zjarrfikës­it e Repartit të Kinostudio­s kanë shkuar në rrugën ku kishin marrë njoftimin, pranë Thesarit të Shtetit. Menjëherë është bërë rrethimi i perimetrit të sigurisë, janë evakuuar banorët e zonës përreth, në mënyrë që të shmangej çdo incident i mundshëm. Më pas, zjarrfikës­it, duke lagur me ujë me presion bombolën e gazit, e cila kishte rrjedhje, kanë arritur të shmangin shpërthimi­n e mundshëm, pasi shkëndija më e vogël pranë automjetit, mund të kishte qenë fatale. Fatmirësis­ht ngjarja u mbyll pa pasoja, ndryshe nga ajo që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në karburanti­n pranë kryqëzimit të Shënkollit, në Lezhë. Aty mbetën të plagosur 7 persona nga shpërthimi i depozitës së gazit, 5 prej të cilëve anëtarë të një familjeje dhe 2 të tjerët punëtorë të karburanti­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.